Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të marr kalori në mënyrë të shëndetshme?

– Jam një vajzë që kam bërë palestër pothuajse rregullisht dhe kam qenë shumë mirë me peshën gjer tani, por u bënë dy muaj që kam rënë shumë në peshë, nuk kam oreks. Edhe pse kam bërë vizita dhe kam marrë ilaçe, nuk e marr dot peshën që kisha dhe ndihem shumë e dobët fizikisht. Ju lutem, më thoni si të marr kalori pak nga pak çdo ditë që të arrij peshën që kisha sepse nuk ndihem aspak mirë si nga pamja fizike, ashtu edhe vetë. Faleminderit.

Mario instruktor: – E nderuar lexuese, e kuptoj gjendjen tuaj. Do të ishte mirë të bënit një vizitë mjekësore për të gjetur arsyen e kësaj mungese oreksi. Megjithatë, meqenëse thoni që jeni vizituar dhe merrni ilaçe, por vazhdoni në të njëjtën gjendje, po ju jap njëfarë regjimi ushqimor se si të merrni të paktën nga 100 kalori çdo ditë gjersa të arrini peshën që kërkoni. Regjimi që do t’ju jap ka për qëllim të merrni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe jo dhjamë. Ndërkohë, ju këshilloj të mos e lini palestrën. Kërkojini instruktorit tuaj t’ju japë një program për shtim peshe dalëngadalë. Bëni më pak vrap, bëni vetëm ecje rreth 20 minuta dhe pjesën tjetër bëni vetëm vegla force që të merrni si fuqi dhe muskuj, në mënyrë që të ndiheni e fortë fizikisht. Në lidhje me dietën, në mëngjes, zëvendësojeni fetën e bukës së bardhë me reçel me një fetë buke të zezë ose thekre. Në vend të kapuçinos, merrni kafe me qumësht ose edhe më mirë, thjesht, kafe. Lëngjet e blera zëvendësojini me një gotë lëng portokalli të saposhtrydhur. Në vend të sallamit të derrit, zgjidhni sallam me mish pule. Në vend të petullave, hani krepa, pasi skuqen pa yndyrë. Në vend të djathit kaçkavall ose të shkrirë, duhet të përdorni djathin e bardhë.

– Ndërsa në lidhje me ëmbëlsirat, mos e hani koren e ëmbëlsirës, sepse në përgjithësi, cepat dhe koret kanë më shumë kalori, pasi thithin më shumë yndyrën që përdoret për të lyer tavën. Në vend të akulloreve, hani sorbete (që bëhen me lëng frutash të ngrirë). Mund të hani edhe ½ racioni më shumë se akullorja dhe prapë ka më pak kalori. Hajeni tortën me çokollatë, por më parë, hiqni shtresën e çokollatës që e mbulon. Nëse vendosni të hani akullore, hiqeni kaushin dhe hajeni në një pjatë. Mos i hidhni akullores sipër shurup çokollate, por luleshtrydhe të freskëta. Zgjidhni një çokollatë me shumë kakao, në vend të një çokollate që ka shumë qumësht.

Advertisement

– Në drekë hiqni dorë nga djathi kaçkavall, lëreni për në mëngjes ose pasdite. Në vend të majonezës, përdorni mustardën. Kështu, kurseni 80 kalori për një lugë. Në vend të picës me sallam e proshutë, merrni një picë me djathë ose margarita. Hidhjani vajin sallatës me lugë dhe jo direkt nga shishja. 1 deri në 1 lugë e gjysmë mjaftojnë. Përdorni mish të bardhë pule në vend të kofshëve të pulës. Më mirë një supë me perime, sesa një me gjalpë. Hiqeni yndyrën me kartëpecetë nga fetat e picave. Nëse jeni amvisë dhe ju pëlqen të gatuani, në vend të salcës së zakonshme të kosit përdorni një me pak yndyrë. Nëse i përgatitni vetë hamburgerat në shtëpi, evitoni gjalpin dhe majonezën. Përdorni sallam me pak yndryrë. Herën tjetër, kur të bëni qofte ose hamburger (pjesën e mishit), përdorni gjysëm mish viçi, gjysëm mish të bardhë pule. Hiqjani dhjamin mishit para se ta përgatitni. Gatuani me zgarë ose pjekje, në vend që t’i skuqni ushqimet. Përdorni peshk ton të konservuar pa vaj, në vend të atij me vaj. Pasi të keni bërë një supë apo gjellë me lëng dhe yndyra të jetë grumbulluar sipër, hiqeni me një lugë.

– Në qoftë se shkoni në ndonjë bar, më mirë merrni një gotë me verë, sesa dy birra. Nëse porosisni rum dhe koka-kola, kërkojeni në një gotë të hollë e të gjatë, sepse ato mbajnë afro 20 % më pak se të zakonshmet. Porositini naçot pa djathë. Midis dy gotave me pije, porosisni ujë, që të mos pini shumë alkool. Shampanjën pijeni në gota në formë koni, jo në gota të mëdha. Përziejeni vodkën me Red Bull pa sheqer, në vend të lëngut të boronicës dhe kini parasysh ta pini birrën pa kikirikë. Nëse shkoni në restorant, porositeni pulën të zier me limon dhe të shoqëruar me pilaf, në vend të patateve të skuqura. Makaronat porositini me fruta deti, në vend të salcës bolonjeze ose ala karbonara. Nëse ju pëlqejnë llazanjat, zgjidhni ato me perime. Në vend të patateve të skuqura, porositini të pjekura. Evitoni ushqimet e skuqura, kur janë edhe të lyera me miell, sepse mielli thith më shumë vaj. Evitoni gjellërat me krem, si për shembull, me pana, sepse janë shumë kalorike. Ky është pak a shumë regjimi që do të ndiqni dhe që do t’ju ndihmojë të merrni nga pak kalori e në mënyrë të shëndetshme. Ju uroj ta merrni veten sa më shpejt dhe të jeni në formë të shkëlqyer.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Ndihem kudo e lodhur dhe e bezdisur…

Advertisement