Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Duke dhënë gji

– Kam parë në ëndërr sikur po i jepja për të pirë gji një fëmije të vogël. Unë jam një grua me fëmijë të rritur. Ju lutem, më tregoni çfarë do të thotë se jam e shqetësuar.

– Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Janë vetëm disa shqetësime shëndetësore që do t’ju shfaqen në ditët në vazhdim, por nuk do të jenë problematike. Çdo gjë do të kalojë. Fakti që keni parë fëmijë në ëndërr, do të thotë që do ta merrni veten shumë shpejt. Ju urojmë shëndet.

Advertisement

 

Mysafire

– Çfarë do të thotë të shikosh në ëndërr sikur shkon mysafire diku? Më pas, sikur diskuton dhe e ndjen veten jo të mirëpritur. Shoh edhe sikur shkoj te shtëpitë e shoqeve. Është një ëndërr lëmsh, por gjithnjë e shoh veten sikur jam mysafire, ndaj edhe doja një shpjegim nga ana juaj. Faleminderit.

– Nëse e keni parë veten mysafire te shoqja, do të thotë që duhet të jeni më largpamëse dhe optimiste përsa u përket emocioneve. Edhe diskutimet atë tregojnë, që duhet ta shikoni më mirë rrethin tuaj shoqëror dhe të kuptoni çfarë qëllimesh kanë ata ndaj jush, ose ju ndaj atyre, pasi mund të lëndoheni apo të lëndoni pa dashje. Të shikuarit e vetes mysafire në ndonjë vend ka shumë kuptime, por varet gjithnjë nga konteksti i ëndrrës. Gjithsesi, në këtë periudhë duhet të keni pak kujdes, sepse do të keni gjithnjë kundërshtarë në sjellje dhe debate, por ju ruani qetësinë, flisni më pak dhe dëgjoni më shumë. Gjithë të mirat.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojne vajza...

Next Post

Marina Kurti, shqiptarja që fitoi çmimin e kuzhinieres në Greqi Jeta ime nga Miss Elbasani, në nënë e katër fëmijëve

Advertisement