Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mos më thuaj lamtumirë…

E pyes veten pse rashë në dashni. Ah, moj nene, çka të bëj. Jeta ime perfundoi. Per nje vajze qe e deshta shume, ma bani zemren ma dogji shkrum. Ma theu zemren si nje gote por çka te bej e dua kot. Jeta pa te me digjet flake syte e mi po derdhin gjak. E dashura ime te prita me mall une tash po vdes ma ben hallall. Pse të jetoj kur sjam më, ti ma ktheve shpinen me le në vetmi. Sikur fëmijë më le tuj kja si nuk te erdhi   aspak gjynah. Mi more shpresat e largove dashnin tone ti e lendove. Ti shkove e me le te vuaj askend tjeter une nuk do ta dua, por edhe kujtimet tona une do ti ruaj. Dije se ne zemren time shpirt nuk ka vend per asnje tjeter emer. Arsyen pse vdeka krejt ne ta din ishte arsyeja emri yt. Jeto se une kam vdek pir ti shko e mos me lyp me sy. Dashuroje tjetrin i cili te gezon se per ne te dy dashuria perfundoj. Ti më lendove tradheti me tjetrin me dhurove. Qe une shume te deshta bema ti hallall, por pse me tradhetove ti te qoftë  haram. Nuk mundesh me më harru se te deshta pa hile, nuk jam une si ti me zemer katile. Kur te bie shi dije kush po qan, është ai djali me zemer te vrare. Ti je fajtore se ma prishe jeten, deshte me jetu me nje zemer tjeter. Tash more vesh se më ke humbur mua, dhe i kerkon fjalet vetem ty te dua. Sikur te ishim sebashku sabah per sabah vete i ke fjalet se lype me u nda. Po kujton ditet se ishe me mu vone e kuptove se me ke lendu. E lendove edhe veten se po don me tu kthy vone e more vesh se zemren ma ke thy. Une po martohem por i lumtur sjam. Si te martohem kur vec ty ne zemer te kam. E dashura ime ne dasem po te thërras, per me shiku ti kur zemra me plas. Në krahet e tu une dua me vdek po ta le amanet kurrë mos me harro per jete. Deshira ime ka qënë që unë me ty me u martu, por nuk e përjetova dot. Kush ne na ndau e vraftë Perëndia, sepse e vrau një gjë që quhet dashuria. Me kujtimet e vjetra unët ani po jetoj, ditët që kaluam nuk mundem ti harroj. Koka po më thotë mos qaj e mos vuaj. Por zemra nuk po më len ty me të harru, ty të desha, të dhashë fjalen. Prapë erdhi koha të ecim rrugëve tona e kisha dashtë një përqafim për të fundit takim. Ndoshta më kurrë nuk do të shoh për jetë. Se dita se kështu qenka fati të mbetë pa ty i shkretë. Veç edhe një herë të shoh me sy. Ti preki buzët e tua me lotët e mij. Dëgjoje zemrën time qysh po të thotë. Mos shko të lutem e dashur mos më le vetëm. Zemrën do ta bëj gur e ty sdo të harroj kurrë. Për her të fundit thuaj diçka të mirë, por atë fjalen që quhet “lamtumirë”. Endi.

Asnjeherë mos thuaj asnjeherë thote nje fjale dhe une e them kete pasi ka plot njerëz qe e ndjejne dashurine. Ka plot djem qe duan dhe thone fjalë qe dhe i mendojne por jeta është nje mister i çuditshem por kjo nuk do te thote se nuk ka ndjenja. Per mua gjithmonë egziston jo ne shumë rase por egziston nuk mund te them asnjehere sepse gjithmone ka nje herë. Lil.

Tani e di, jeta ime merr fund sonte. Nuk jam i vetem me gjithe keto yje ne qiell, nuk jam i vetem as me gjithë keto lote. Por prapë mos prania jote me bën te vuaj si asnjehere me pare. Mallin as lotin nuk e shuajnë, vetmine se mbulojne as yjet e shumta. Sonte, jeta ime merr fund, e jeta jote ka fillim te ri. Sonte kur ti te heqesh fustanin e bardhe, jeta ime do shkrihet. Pranverat qe i numrojnë neper gishta sonte me duken shume pak. Edhe zeri i bilbilit sonte me mungon. Edhe flladi i vjeshtes. Edhe akullnajat e dimrit. Me duket sikur te gjithe me mungojne, sikur dua ta shijoj jeten ende. Por smunde… E.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Urime...

Next Post

KORRUPSIONI  SI KALE  TROJE… Nga Agron Berdaj

Advertisement