E dashura ime, më mungon e dashur si gjithmone! Por sot eshte me e veshtire se dite te tjera, sepse deti ka kenduar per mua, e kenga ishte ajo e jetes sone sëbashku. Me duket se te kam kenduar, ndërkohe qe shkruaj kete leter, e ndjej profumin e luleve nder fusha, qe gjithmone me kane kujtuar Ty. Tashme keto gjera me lejne indiferent. Vizitat e tua jane bere teper te rralla, e disa here kam dyshimin se pjesa me e rendesishme e imja, po me rreshqet lehtazi larg edhe perse une sforcohem. Kur jam vetem të therras e gjithmone dhimbja ime arrin kulmin. Ti mundesh akoma te gjesh menyren per tu rikthyer tek une. Mbrëme naten te kam pare ne enderr. Ishe ne breg te detit, era fershellekte mes flokeve te tu, e ne sy kishe ende ndricimin e perendimit te diellit. Mbetem i mahnitur duke te shikuar mbeshtetur ne gur. Sa e bukur je, nje bukuri qe s’e kam gjetur ne asnje femer tjeter. Ngadale eci drejt teje dhe kur me ne fund kthen veshtrimin e me shikon, kuptoj qe edhe te tjeret ishin mahnitur e po te shikonin: e njeh pëshperisnin ziliqar, e ndërkohe qe ti me buzeqesh, pergjigjem me pastertine e te vertetes: Me shume se zemren time…! L.
Te arrij dhe te mbeshtjell me krahet e mi, e rrethoj kete moment me shume se cdo tjeter. Eshte momenti per te cilin jetoj, e kur ti i pergjigjesh perqafimit tim, leshoj veten ketij momenti. Me ne fund serisht kam paqe. Ngrej doren dhe te cek faqet nderkohe ti ul koken dhe mbyll syte. Duart e mia jane te ashpra mbi lekuren tende te bute, e per nje cast pyes veten nëse do te kthehesh mbrapsh (pendohesh), por e di qe s’do jete keshtu… Nuk e kam bere kurre, e ne momente si keto qe kuptoj drejtimin e jetes sime. Une jam ketu, per te dashuruar, per te shtrenguar ne krahet e mi, per te te mbrojtur… Jam ketu per te mesuar nga ty, e te marr ne kembim dashurine tende.. Jam ketu, sepse nuk ka asnje vend tjeter ku dua te jem…! D.
Po lexoja autorin tënd të preferuar, dhe me këtë pjesë po të kujtoj sërisht: Cfarë i ftohti… Jam ftohur.. Sidoqofte e dija… Ndaloi tek unë per naten, e desha te fle nudo, sepse të vishja bluze më dukej pak mashkullore. Kur e mendon që e di se nëse nuk vesh bluze më pas marr të ftohtë. Por ndonjehere më pelqen te bej figurë, me pelqen te hiqem si dikush qe nuk jam. Bej te fortin me gjoks çveshur ne mengjes them: «O Nënë çfare i ftohti». Por me duket se kjo do te jete hera e fundit.. Diçka ka ndryshuar. Më ngjan se e dua. Me ngjan se per here te pare jam dashuruar. Dua te them i dashuruar me të vërtetë. E mendova sepse dje në mbremje pasi bera dashuri fjeta nga ana e krevatit të djersitur, nga ishim të dy. Sipas meje nese pasi e deshirova e i lashe anen e krevatit të thote, e pra… kjo është dashuri. U zgjova me nje krah jashte jorganit: ishte praktikisht i ngrirë. Ajo kishte ikur për ne pune. E preka (krahun) me doren tjeter per te kerkuar ta riaktivizoj qarkullimin, ose te pakten për ta ngrohur dhe per t’i dhene nje temperature prej njeriu te gjallë.” Ka nje jete që të pres” Fabio Volo.
Tri dëshira…
Sikur të më dhuronte, diçka dielli i zjarrtë. Do merrja ve tri fije nga floku i tij i artë! Me njërën do të bridhja, kudo nëpër botë, në sytë e fëmijëve, sdo lija asnjë lot. Me fijen e dytë do zhdukja barotin, që gjaku i pafajshëm të mos e skuqë globin! Me fijen e tretë do ngrija vendin tim. Që prindërit tanë mos ikin në mërgim! Alban Arapi