Si lind rrezja e diellit, ashtu linde ti, hyre ne zemren time dhe nuk pyet per njeri. Une si e lenduar ndjenjen time respektova hapa zemren dhe ty brenda të ftova. Nuk e di pse në ty u dashurova, ndoshta ky është shkaku qe të respektova. Unë te deshta dhe te dua me shume se çdo gjë në botë, a e din i dashur se pa ty çdo gje është e kot.. E në mes të nates, ne qetesi kur kitarja krijon melodi dhe une mendoj vetem per ty. Mos harro se kush te don, mos u da i pashpirt. Gjithmonë do te kujtoj dhe kurr sdo te harroj vetem ty i dashur te dashuroj. Ta fali zemren time që është me mall dhe me kujtime, buzet e tua i ndjej ne plagen time, në endrrat rinore ne gjakun tend të embel, të dua, te dua gjithmon do te rri duke menduar, lotët më pikojnë nga dashuria. Mos shiko bukurin e cila te furnizon por hape zemren time e shih se kush te don. Deshiroj te behem lot te rrejdh neper fetyren tende ti shijoj buzet e tua e te them sesa te dua. Te dua, te kerkoj ne jete…
Për Xaken e Korçes. Çdokush që shkon në qytetin e Korçës i shkon në mendje emri i Xakes. Emri i tij kujtohet me aq thjeshtësi e pse jo edhe dashuri në çdo bisedë miqsh, shokësh e në familjet. Sepse Xakja është djali i njohur dhe i dashur në të gjitha aktivitetet kulturore që gjallërojnë jetën e këtij qyteti të dashur, një fëmijë plot dhunti, i ëmbël, i qeshur, dashamirës. Xakja ka krijuar një det dashurie në çdo zemër me atë shpirtin e tij aq të ndjeshëm, pasionin e madh për të bërë më të mirën, të bukurën, atë që të pëlqen. Sytë e Xakes shprehin një botë me lumturi, zemra e tij është aq e dlirë. E pastër, si uji kristalit, e ngrohtë, si ajo buzëqeshja e fëmijëve. Urimi im është a qi sinqertë për Xaken, qofsh përherë kaq i ëmbël, nxënës i mirë, dhe një shok i mirë për të gjithë si nuri i vetë korçarëve! Sepse, edhe nuri juaj ndrin e do të ndrijë kudo. Si vetë dashuria që përhap zemra jote Xake! Me shumë dashuri për ju: Alban A. Arapi.
Përshëndes për të gjithë organizatorët, aranxhuesit dhe pjesëmarrësit e spektaklit më të madh në TV Klan, X Factor Albania. Përshëndes pararojën e patjetërsueshme të këtij eventi me përmasa mbarëpopullore, Pandi Laço (patriotin e mamasë) të madhërishmen Vera Grabocka, treshen e pandarë, si ajo trinia e shenjtë, Miriam Cani, Alban Skënderaj, Bleona Qereti të cilët na sollën ndjesi të papërshkrueshme në mendje e zemër me fjalen e tyre, lukun e sportivitetin sensacional. Falenderimi më i ngrohtë shkon në të njëjtën linjë për ata yje të skenës që përformuan me aq mjeshtëri, pasion e dashuri në çdo zemër e jo vetëm, Edea Demaliaj, që do meritonte kurorën e kësaj magjie televizive, Genti apo edhe Dilan Reka. Performanca e këtij djali, artisti me temperament të fuqishëm, ka merituar gjithnjë vlerësim të veçantë. Uroj Zotin ta fitojë së shpejti çmimin e madh. Ata ishin artistë me të vërtetë të këndshëm, impulsivë dhe kaq të ngrohtë. Ata sollën për publikun artdashës emocione të forta, ngjyrime të pastra të jetës, shpresës e dashurisë. Faleminderit për shpirtin artistik që treguat, zërin e mrekullueshëm, energjinë pozitive e mbi të gjitha, kënaqësinë që provuan. Faleminderit me gjithë zemër. Zoti ju ndihmoftë kudo! Alban A.Arapi.