Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë mund të marr me vete në avion?

– Kam nevojë për një informacion. Është hera e parë që udhëtoj me avion dhe dua të di çfarë sendesh mund të marr në bagazhin tim të dorës? Çfarë lejohet e çfarë nuk lejohet? Një shoqes sime i kishin marrë parfumin, i kishin thënë se nuk lejohet. Faleminderit.

– Së pari, kur udhëtoni, është mirë të merrni informacion në agjencinë ku keni prerë biletën për çdo gjë që e keni si pikëpyetje në mendjen tuaj. Sendet që nuk lejohen në çantën e dorës ose në bagazhin që do të merrni me vete ju në avion janë: thika, gërshërë, makina rroje, set për thonjtë, shkopa bejzbolli. Përsa u përket lëngjeve, ju lejohet të merrni me vete vetëm një sasi të kufizuar lëngjesh. Këto lëngje duhet të jenë të paketuara dhe secili prej tyre nuk duhet ta kalojë sasinë prej 100 mililitrash. Të gjithë artikujt me përmbajtje lëngu duhet të jenë të mbështjellë me qese transparente që mund të hapet e rimbyllet. Këto rregulla janë vetëm për çantat e dorës dhe nuk ka asnjë problem nëse këto produkte janë paketuar në bagazhet e mëdha që i merr vetë kompania ajrore. Objekt kontrolli janë: uji dhe lëngjet e tjera, supa, shurupi, kremra, locione dhe vaj, parfume, spraj, xhel (ku përfshihet xheli për flokë dhe për dush), produktet e presuara (ku përfshihen pasta e rrojës, shkuma të tjera dhe deodorantë), pastë dhëmbësh, përzierje lëngjesh, rimeli, si dhe çdo artikull tjetër me përmbajtje të ngjashme.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A përfitoj pension me këtë vjetërsi që kam?

Next Post

Toka pëson zhdukjen e gjashtë në masë të kafshëve. Më pas, të... njerëzve!

Advertisement