Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shkakton infertilitet varikocela?

– Doktor Evi, a është e vërtetë që varikocela shkakton infertilitet te meshkujt? E bëj këtë pyetje sepse dyshohet që im vëlla ka një sëmundje të tillë dhe jam shumë e shqetësuar për të. Zakonisht, a ka shenja varikocela, për shembull, dhimbje apo shfaqje në lëkurë?

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog:  – Nuk e di moshën e vëllai tuaj, por siç kemi folur edhe në raste të tjera, varikocela është faktori kryesor, që zë gati 40 për qind të shkaqeve që ndikojnë për shfaqjen e infertilitetit te meshkujt. Në përgjithësi, varikocela nuk para shoqërohet me ndonjë dhimbje apo ndonjë shqetësim të dukshëm, që ta orientojë personin te mjeku. Janë të rralla rastet në të cilat djemtë e rinj mund të kenë dhimbje që i orientojnë drejt ndihmës mjekësore. Pra, ankesat e përgjithshme nuk janë të tilla që të paraqitesh menjëherë te mjeku.

– Varikocela nuk është gjë tjetër, vetëm se një zmadhim i enës gjakut të skrotumit (të qeses), duke u bërë kështu shkak për uljen e aftësisë riprodhuese, nëpërmjet dëmtimit të spermatogjenezës. Ndërhyrja në kohën e duhur e ndihmon personin që kur të mbushë moshën e rritur, të mos përballet me problemet e infertilitetit. Kështu, është vetëm faktori moshë në të cilin duhet ndërhyrë për ndreqjen e anomalive të tilla. Mirë do të ishte që kjo të diagnostikohet direkt pas lindjes së mashkullit, që në moshë të vogël, pra, që bebe dhe sigurisht, kjo anomali, kur zbulohet në atë moshë, rregullohet brenda vitit të parë të lindjes. Nëse dyshohet se vëllai juaj ka varikocelë, ai duhet të mjekimet e duhura. Ai mund të vijë edhe pranë poliklinikës sonë dhe të bëjë një vizitë për të konstatuar praninë e varikocelës, ose jo.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A parandalohen krizat e astmës?

Next Post

CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan Kristo

Advertisement