Dy aktorët e rinj, por mjaft të spikatur në fushën e aktrimit, Nik Xhelilaj dhe Olta Gixhari, janë takuar në qytetin ku Niku jeton dhe zhvillon tashmë veprimtarinë e tij si aktor, në Stamboll. Nuk dihet nëse kjo ka qenë një vizitë e rastësishme nga ana e Oltës bërë mikut të saj të hershëm, apo gjithçka ka qenë e organizuar. Sidoqoftë, dy miqtë që njihen tashmë që nga koha kur të dy vazhdonin studimet për aktorë në Akademinë e Arteve, duket se e kanë ruajtur këtë miqësi të fortë deri në ditët e sotme. Por nëse provojmë të lëmë naivitetin mënjanë dhe bëhemi paksa dinakë, nuk do të ishte e habitshme që simpatikë siç janë, me të njëjtën fushë interesi po ashtu, mes tyre të jetë duke lindur diçka e bukur, përtej miqësisë. Kjo mund të ketë qenë një vizitë surprizë nga ana e Oltës, ose një ftesë e Nikut drejtuar bjondes simpatike, megjithatë koha do të na tregojë më shumë, siç ka ndodhur gjithmonë në të tilla raste.
Kujtojmë që partneri i fundit i bërë publik nga Olta, ishte një nga personazhet më të spikatura në Big Brother, Olsi. Sa i përket Nikut, ai ende nuk është folur për ndonjë lidhje serioze. Profesionalisht, që të dy janë ndër aktorët më simpatikë dhe të talentuar e për rrjedhojë, edhe të angazhuar.
Advertisement