Zbuloni kuriozitete të ndryshme për disa nga ushqimet tuaja të preferuara, që nga kafja, çokollata e deri tek uji tonik…
- Xhenxhefili
Ai mund të reduktojë deri në 25%, dhimbjen e muskujve, të shkaktuar nga fizkultura.
- Xhelatina
Xhelatina që përdoret në ëmbëlsira të tilla si xhelet dhe marshmallout, prodhohet nga lëkura dhe kockat e kafshëve. Vegjetarianët mund të përdorin agar-agar, në vend të saj.
- Koka-kola
Në vitin 1985, koka-kola ishte pija e parë që u mor nga astronautët në hapësirë.
- Vaji i ullirit
Vaji i ullirit ndihmon në reduktimin e presionit të lartë të gjakut. Ai, gjithashtu, përmban antioksidantë, vitaminë E, karotenoidë dhe oleuropein, të cilat forcojnë sistemin imunitar të trupit.
- Misri
Shumica e ushqimeve të përpunuara, kanë përbërës të nxjerrë nga misri.
- Uji tonik
Kinina, e pranishme në ujin tonik, mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçeve të këmbëve natën, por në këtë pije, nuk ka aq kininë sa për të përzënë mushkonjat, siç mendohet.
- Frutat e thata
Frutat e thata kanë një përqendrim të lartë të vitaminave dhe kripërave minerale, duke i bërë ato një snak të shkëlqyer (sigurisht, nëse konsumohen me masë).
- Çokollata
Çokollata, dikur, është përdorur si monedhë.
- Rigoni
Rigoni ka një përqindje më të lartë antioksidantësh sesa boronicat.
- Bananet
Ato të ndihmojnë të luftosh depresionin. Ky frut përmban një sasi të lartë triptofani, i cili, në trup, kthehet në serotoninë, një neurotransmetues që të bën të ndjehesh mirë.
- Qershitë
Ato lehtësojnë enjtjen dhe mund të të ndihmojnë të parandalosh artritin.
- Buka
Në kohërat e lashta, buka përdorej si gomë.
- Mollët
Mollët bëjnë pjesë në familjen e trëndafilave, ashtu si kumbullat dhe dardhat.
- Uji i arrës së kokosit
Ai ndihmon për të luftuar çhidratimin, bile në disa raste urgjente, është përdorur si zëvendësues i plazmës së gjakut.
- Kokoshkat
Kokoshkat e pjekura në furrën me mikrovalë, lëshojnë një gaz helmues, që dëmton mushkëritë.
- Kafja
Sipas një studimi të publikuar në Nevv England Journal of Medicine, 2-3 filxhanë kafe në ditë, mund ta zgjasin jetëgjatësinë e burrave me 10% dhe atë të grave, me 13%.
- Vezët biologjike
Vezët e pulave që rriten të lira, kanë 1/3 e kolesterolit dhe çerekun e yndyrnave të ngopura që kanë ato të pularive.