Përbërësit

4- 5 kungulleshka

4-5 domate

2-3 qepë të njoma me koka të mëdha

1 tufë kopër ose nenexhik i njomë, ose të dyja

Kripë, piper, pak vegetë

Oriz 1 filxhan çaji

Ujë 2 filxhanë e gjysmë çaji

4-5 kumbulla të tharta (këto nuk duhen patjeter, vetëm po i patët)

Vaj ulliri 100 mililitra

 

Përgatitja:

Në fillim kavërdisim qepën e larë, të pastruar mirë dhe të grirë sipas dëshirës.

Aty shtojmë pas nja 5 minutash edhe kërcejtë e koprës, pastaj edhe kungulleshkat e pastruara dhe të prera në feta apo kubikë, sipas dëshirës.

Pasi kavërdisen edhe këto pak, shtojmë edhe orizin dhe vazhdojmë përzierjen me lugë druri edhe për nja 5 minuta të tjera. Pastaj, shtojmë domatet e grira dhe të qëruara nga lëkura. I lëmë të marrin disa valë sa të pijë lëngun orizi dhe shtojmë me radhë kripën, piperin, pak vegetë nëse kemi dhe ujin. E lëmë rreth 10 minuta të mbyllur me kapak, derisa fillon e trashet dhe nga fundi, i hedhim edhe kumbullat të prera në feta. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të pijë lëngun, në nxehtësinë e mbetur. Pastaj, hedhim edhe koprën dhe e kemi gati për servirje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here