Këngëtari i njohur këto ditë ka përfunduar xhirimet e klipit të tij më të ri i cili pritet të dalë shumë shpejt. Në këtë klip, ai do të vijë bashkë me një femër e cila luan rolin e figurantes. Që nga ndarja me ish-gruan e tij Teutën, Blero filloi të përflitej për disa lidhje apo romanca me femra të ndryshme. Në fillim u fol për një lidhje të mundshme të tij me modelen Afrona Dika, më pas për Zaiminën me të cilën ai pati edhe një bashkëpunim. Këtë herë, një emër tjetër i shtohet listës së femrave me të cilat duket se Blero ka romanca, flirte apo lidhje… Në këtë foto ai dallohet qartë duke u puthur me një modele në një pishinë në Turqi, gjatë kohës që ai ka qenë atje për të xhiruar klipin e tij më të ri. E ndërkohë që po hamendësohej gjithnjë e më shumë për lidhje mes Bleros dhe modeles në fjalë, ai ka sqaruar gjithçka publikisht duke thënë: “Nuk jam i lidhur me askënd. Jam shumë me fat që kam shumë miq dhe kolegë. Fokusi im është vajza ime Tara dhe karriera”. Me pak fjalë, Blero ende është i lirë dhe kjo na bën të mendojmë se nuk e ka harruar ende ish-bashkëshorten e tij.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista, ndersa në Greqi, në kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nëse nuk e gjeni në kiosken pranë jush, na dërgoni një sms në 6938691274)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *