Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A përfitoj bursë në Itali?

– Përshëndetje Beskida! Ju kam ndjekur me kujdes në shkrimet tuaja të këtyre javëve pasi jam shumë e interesuar të ndjek studimet në Itali dhe jam në procesin e plotësimit të dokumenteve që kërkohen nga ambasada italiane. Ndër të tjera, më shumë më intereson të marr një bursë, pra, një ndihmë ekonomike, pasi familja ime nuk është në gjendje të mirë ekonomike për të më ndihmuar për 3 vitet e ciklit të parë të studimeve 3 vjeçare. Familja ime ka siguruar lekët vetëm për vitin e parë duke i marrë borxh dhe për vitet e tjera. Dua të sigurohem nëse ka ndonjë mundësi për bursë. Ju falënderoj. Xheni.

Beskida ALIAJ, Koordinatore “INAS – ALBANIA”: – Përshëndetje Xheni. E kuptoj shqetësimin tuaj pasi ky është një shqetësim i përgjithshëm i shumicës prej studentëve që vijnë në zyrën tonë. Për ju që keni mbaruar gjimnazin ose jeni në vit të tretë, pra, në përfundim, ekzistojnë mundësi të mëdha që të përfitoni bursë ekonomike. Po si? Duke deklaruar të ardhurat ekonomike të familjes tuaj. Janë një sërë dokumentesh që duhen përgatitur gjatë muajit shtator dhe duhen dorëzuar deri me datën 31 shtator në zyrën e bursave, brenda vetë universitetit italian ku ju do të ndiqni studimet. Kjo zyrë e shqyrton dosjen që keni përgatitur dhe ju ndihmon me një kuotë pagese të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet tuaja të muajit si studente. Veçse, kini parasysh që këtë bursë ekonomike që do të përfitoni do ta merrni si këst në fund të semestrit të parë të studimeve dhe këstin e dytë, në fund të semestrit të dytë, pra, në fund të vitit akademik. Pse ndodh kështu? Sepse vetë universiteti vë një kusht dhe kushti është: Studenti duhet të kalojë pjesën më të madhe të provimeve të vitit të parë, domethënë, të mos jetë ngelës në shumë lëndë. Kështu, në fund të semestrit të parë, pasi ka parë mbarëvajtjen e studentit, universiteti mbulon shpenzimet tuaja. Ja lista e dokumetave që përmenda më lart për të përfituar bursë. Për çdo pyetje tjetër unë mbetem në dispozicionin tuaj. Me respekt, Beskida.

  1. Certifikatë personale 2. Certifikatë familjare, e cila vuloset në prefekturë, vula apostille në Minitrinë e Jashtme, përkthimi. 3. Kartela e vaksinimit, vulat në origjinal, firma tek Ashr., tek Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, vula apostile në Ministrinë e Jashtme, përkthimi. 4. Raporti mjeko ligjor–“Iaftë për studimet jashtë shtetit”, vulat e 3 specialistëve, vula e kontrollit, vula e Institutit të Shëndetit Publik, vula në Ministrinë e Shëndetësisë, vula apostile në Ministrinë e Jashtme, përkthimi. 5. Vërtetim të ardhurash nga punësimi (për personat e familjes që janë të punësuar) ku të shkruhet paga mujore aktuale dhe të ardhurat vjetore për vitin e kaluar në lekë dhe në euro (nëse është ent shtetëror, vula në ministrinë përkatëse, pastaj vula apostile në Ministrinë e Jashtme, nëse është ent privat, para se të dërgohet në Ministrinë e jashtme, duhet të verifikohet firma pranë noterit). 6. Vërtetim nga shkolla ose universiteti (nëse ndonjë nga pjesëtarët e familjes është në shkollë ose në universitet). Edhe ky dokument duhet të vuloset nga Institucionet dhe në Ministrinë e Jashtme, përkthim. 7. Vërtetim të ardhurash nga pensioni (nëse merr pension), vulë në Drejtorinë e Përgjithshem të Sigurimeve, apostile në Ministrinë e Jashtme, përkthim. 8. Vërtetim të ardhurash të ndihmës ekonomike (nëse e përfiton ndonjë pjesëtar i familjes). 9. Vërtetim si punëkërkues (nëse është i papunë dhe nuk është në pension), merret te zyra e punës, vulë në Ministrinë e Punës dhe apostile në Ministrinë e jashtme, përkthim. 10. Vërtetim hipoteke “Negativ” për studentin (që nuk posedon pronësi) dhe të vuloset te sporteli i ambasadave në Hipotekë, vulë nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive, apostile, përkthim. 11. Vërtetim Hipoteke në emër të prindërve që posedojnë një shtëpi banimi – vuloset pranë sportelit të ambasadave në Hipotekë, vulë nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive, apostile në Ministrinë e Jashtme, përkthim. 12. Vërtetim për prindërit që nuk kanë përfituar tokë në bazë të ligjit 7501, merret në Prefekturë, në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, apostile në Ministrinë e Jashtme, përkthim. 13. Vërtetim i Tatim Taksave që ka ose jo një biznes për prindërit, merret në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave, vulë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim Taksave, apostile në Ministrinë e Jashtme, përkthim.

Vini Re! Përkthimi bëhet pranë ambasadës italiane, ose Institutit Italian i Kulturës, ose te përkthyesit zyrtarë të listës së Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, emrat e të cilëve janë të publikuar në sitin e ambasadës italiane. Të gjitha dokumentet duhet të kenë vulën apostile të Ministrisë së Jashtme. Pas përkthimit, duhet të dërgohen pranë ambasadës italiane ose konsullatës (sipas qytetit dhe juridiksionit të ambasadës apo konsullatës) nëpërmjet sportelit te Albanian Courier. Vendet e lira për konviktet në Itali, publikohen zakonisht në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit. Në rastin kur studenti nuk ka asnjëri të afërm që t’i garantojë qëndrimin, atëherë duhet të bëjë prenotimin nga Shqipëria pranë një hoteli italian për të paktën një muaj. Hoteli italian duhet të sjellë një fletë konfirmimi për prenotimin dhe pagesën e bërë. Gjithashtu, pavarësisht nga fakti nëse personi do të marrë bursë apo jo, për vitin e parë duhet të depozitojë shumën e kërkuar nga autoritetet italiane për vitin akademik (5750 euro). Patronato INAS Albania është në dispozicionin tuaj për t’ju asistuar dhe ndihmuar pa asnjë pagesë për të gjitha procedurat. Adresa: Rr. “Andon Zako Çajupi”, Pll. 7., Kati I (pas shkollës “Edith Durham”, (ish-“11 Janari”). Tel. 00355 4 531 784; Cel. 00355 665708074 dhe 00355683448188. Email: albania@inas.it; nballuku@yahoo.it; b.aliaj@inas.it.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Artisti matet nga talenti, jo nga centimetrat e fustanit

Next Post

Nxorëm jashtë nga shtëpia vëllain me gjithë nuse

Advertisement