Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si trajtohen muskujt e dëmtuar?

Kam një pyetje: Përse dëmtohen muskujt? U bë ca kohë që vëllai im ka probleme me muskujt, ka dhimbje dhe mezi lëviz në këmbë. Ai stërvitet shumë dhe kam frikë mos ka këputur ndonjë tendinë. Kjo më ka bërë shumë merak për të. Çfarë këshillash na jepni në kësi rastesh? A trajtohen nga ana mjekësore apo përmirësimi bëhet përsëri me stërvitje? Çfarë e shkakton dëmtimin e muskujve dhe cilat janë shenjat konkrete që tregojnë për një muskul të dëmtuar?

Mario instruktor: – Së pari, ju përshëndes dhe faleminderit që na jeni drejtuar. Duke qenë se e thoni edhe vetë se vëllai juaj stërvitet shumë, atëherë më siguri, ai i ka dëmtuar muskujt në palestër. Ju nuk më thoni se cilin muskul ka dëmtuar, por duke qenë se nuk ecën dot, do të thotë se dhimbja ka lidhje me muskujt e këmbëve.

Ka raste që muskujt dëmtohen gjer në atë gradë saqë duhet ndërhyrja e mjekut specialist. Sforcimi i muskujve apo tërheqja, madje edhe shkëputja e muskulit, u sjell dëme muskujve dhe tendinave që i mbajnë të ngjitur. Ju mund të ushtroni trysni të tepërt mbi muskujt tuaj gjatë aktiviteteve të përditshme, duke ngritur pesha në mënyrë të menjëhershme, duke bërë sport apo në punën tuaj. Dëmtimi i muskujve mund të jetë në formë shkëputjeje (e një pjese apo të gjithë) e fibrave të muskujve dhe tendinave të lidhura me to. Shkëputja e muskulit mund të dëmtojë edhe vena të vogla, duke shkaktuar gjakderdhje lokale (nxirje) dhe dhimbje (e shkaktuar nga acarimi i mbaresave nervore pranë zonës së dëmtuar).

Advertisement

– Shenjat e tërheqjes së muskujve janë këto: enjtje, nxirje dhe skuqje ose të çara që shkaktohen nga dëmtimi i muskujve; Dhimbje kur jeni duke pushuar; Dhimbje kur muskuli specifik apo nyjet që lidhen me të, vihen në lëvizje; Dobësi të muskulit ose tendinës; Paaftësi e plotë për të vënë në lëvizje muskulin.

– Nëse keni dëmtim serioz të muskulit (ose kur kurimi në shtëpi nuk jep efekt brenda 24 orëve), kontaktoni me doktorin tuaj. Nëse kur dëmtoheni, dëgjoni një zhurmë të mbytur këputjeje, nuk mund të ecni apo keni një enjtje serioze, dhimbje, temperaturë apo të çara, ju duhet të kontrolloheni në urgjencën e një spitali. Doktori do t’ju kërkojë historikun tuaj mjekësor dhe do të kryejë një kontroll fizik. Gjatë kontrollit, është e rëndësishme të përcaktohet nëse muskuli është shkëputur plotësisht apo pjesërisht. Nëse ju thotë që do t’ju duhet të bëni trajtim mjekësor, atëherë ai është i ngjashëm me trajtimin në shtëpi. Gjithsesi, doktori mund të përcaktojë zonën e saktë të muskulit apo tendinës së dëmtuar, si dhe të thotë nëse duhet të përdorni paterica apo një brez për t’u shëruar. Doktori mund të përcaktojë edhe nëse do t’ju duhet të kufizoni aktivitetin tuaj, nëse duhet të merrni disa ditë leje nga puna dhe nëse duhet të bëni ushtrime rikuperuese dhe terapi fizike, për t’u shëruar plotësisht. Hapat që duhet të ndiqni për ta parandaluar: Shmangni dëmtimet duke i tendosur muskujt përditë; Tendosini muskujt pas ushtrimeve; Krijoni një rutinë nxehjeje para ushtrimeve sforcuese si për shembull, vraponi në vend për disa minuta; Filloni një program stërvitjeje duke u këshilluar me doktorin tuaj. Në shumicën e rasteve, me një kujdes të posaçëm, pjesa më e madhe e njerëzve rikuperohen plotësisht nga një tërheqje muskulare. Rastet më të komplikuara duhet të zgjidhen nga doktorët. Në rastin konkret, vëllai juaj nuk duhet të sforcohet duke bërë stërvitje, ndërkohë që ka dhimbje. Ai duhet të bëjë patjetër një kontroll mjekësor që të shmangë pasoja më të rënda, të cilat i përmendëm edhe më sipër.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Endrrat tuaja te shpjeguara...

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement