HOROSKOPI KINEZBualli-Bualli
Çifti i formuar nga dy të lindur në shenjën e Buallit është një lidhje arsyeje. Megjithëse në pamjen e jashtme çifti duket i lumtur dhe i përkryer, nuk është kështu në realitet. Të dy partnerëve u mungon mizorisht pasioni. Burri Buall dhe gruaja Buall janë të ndërgjegjshëm që çifti i tyre nuk është bazuar te dashuria, por te çështje të tjera, të tipit material dhe logjik. Megjithatë, miqtë dhe të afërmit i shohin ata si çifti i përkryer. Në realitet, tensioni është i ndezur në shtëpi. Burri dhe gruaja Buall mërziten dhe trishtohen, sepse mendojnë se kanë humbur diçka në jetë. Ata nuk e durojnë dot faktin që lidhja juaj është reduktuar vetëm te shtëpia dhe fëmijët. Zënkat që ekzistojnë në shtëpinë e Buajve do të shuhen me kalimin e kohës, për t’i lënë vend një lidhjeje më të qetë dhe bashkëpunuese. Buajt duhet të durojnë dhe t’ia lënë çdo gjë kohës.

Bualli-Tigri
Tigri dhe Bualli nuk duhet të lidhen në asnjë mënyrë! Ata janë aq të ndryshëm, sa vetëm do t’i shkatërrojnë jetën njëri-tjetrit. Të lindurit në shenjën e Tigrit nuk e durojnë dot ngadalësinë dhe heshtjen e Buallit. Atij i duket sikur Buallit i mungon pasioni dhe është i mërzitshëm. Për më tepër, ashtu si partneri i tij i shenjës së Tigrit, Bualli nuk e duron dot autoritetin. Kështu, asnjë nga të dy nuk e duron dot idenë të bëjë lëshime për tjetrin. Ekziston një shpresë e vogël që lidhja të ketë sukses. Duhet që Tigri të jetë burrë dhe Bualli, grua, që ajo t’i nënshtrohet partnerit të saj dhe t’i lërë vendin e shefit të familjes, që atij i pëlqen kaq shumë. Megjithatë, ky lëshim është kundër natyrës së Buallit, prandaj lidhja, në përgjithësi, nuk këshillohet.

Bualli-Lepuri
Bualli dhe Lepuri e plotësojnë njëri-tjetrin. Lidhja e tyre është paqësore dhe dy partnerët jetojnë së bashku në harmoni. Bualli i jep mundësi Lepurit të harrojë problemet e veta. Në fakt, Lepuri është më i sigurtë në vetvete dhe ka më pak ankth, kur Bualli është pranë tij. Lepuri, nga ana e tij, i ofron Buallit rafinimin dhe elegancën që i mungojnë. Nëse Lepuri është grua, atëherë ajo do të ndryshojë gardërobën e burrit të saj Buall dhe do t’i këshillojë një model të ri flokësh. Këto dy shenja, pra, e plotësojnë më së miri njëra-tjetrën. Secili prej tyre ndryshon në kontakt me tjetrin dhe përmirësohet. Ky ndryshim nuk bëhet brenda ditës, por për fat të mirë, Lepuri dhe Bualli janë të durueshëm me njeriun që duan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *