Më pyeten sot: – “Si ështe e mundur që gjithmone rri duke qeshur? A nuk ka asgje ne jete qe te shqeteson?” Përvesha krahet, vura buzëqeshjen në fytyrë, perseri buzeqeshjen domethënë dhe iu ktheva: – Ke pasur ndonjehere shqetesime dhe gjera qe te kane merzitur ne jete? – Pa një pa dy me tha: – Shume shpesh. – Ia ke thene njeriu kete? – Po, dhe te kane zgjidhur pune? Uli koken dhe m’u pergjigj: – Jo. Atehere a e kuptove pse une jam e qeshur gjithmone ? Edhe une kam probleme e shqetesime, ndoshta jam e copetuar perbrenda, ndoshta ndonjehere edhe dua te vdes, por ama te gjitha keto i kam perbrenda, ashtu siç te thashe, perbrenda i dashur, ne zemer, ne shpirt, ne… ku ta di une, ne ate gje qe ndodhet poshte kesaj lekure te zeshket. Sa here qe dal nga shtepia, te gjitha merzite i le atje, marr me vete vetem buzeqeshjen, sepse askush nuk ka nevoje per “turinjte” e mia te varura. Askush nuk e ka per detyre te duroje hallet e mia. Prandaj buzeqesh se te ben mire ty! Më beso, askujt nuk i interesojne hallet e tua perveç teje. I trullosur, por e qarte, u largua dhe me e çuditshmja, me nje buzeqeshje në fytyrë… K.
Advertisement