Dashi
Urani dhe Neptuni në shenjën e Dashit ju sjellin mundësi të mira, të cilat do të dini t’i kuptoni dhe t’i kapni. Nëse dëshironi një jetë shoqërore më intensive, do të bëni përpjekje për këtë, duke pranuar çdo rast për të dalë, për të takuar persona të rinj dhe duke e filluar të parët bisedën. Ju shpenzoni shumë, por jeni të ndërgjegjshëm për këtë. Në lidhje, situata është pak rutinë; bëni diçka për ta ndryshuar.
Demi
Dielli, Mërkuri dhe Marsi janë në shenjën e Demit, gjë që ju jep shtysë në të gjitha drejtimet. Keni dëshirë të bëni fizkulturë dhe të flisni në telefon, ndërkohë që jeni duke ecur. Ju digjni kalori, sepse jeni më aktivë se zakonisht. Jeni pak agresivë në përgjigje, reagoni menjëherë edhe ndaj vërejtjes më të vogël. Në dashuri, gjithashtu, ju i thoni tjetrit të vërtetën. Nëse bëhet fjalë për seksin, tregohuni më diplomatë. Kujdes, mos prekni egon e tij/saj.
Binjakët
Afërdita në shenjën e Binjakëve do të gjallërojë jetën tuaj dashurore. Ju do të rigjeni aftësinë tuaj joshëse dhe do të përfitoni prej kësaj, por pa dashur të hakmerreni. Jeni me humor të mirë dhe nuk doni ta prishni atë. Në këtë moment, planetet ndikojnë në gjendjen tuaj emocionale, kështu që mund të jeni të hapur për të njohur lloje të ndryshme partnerësh/esh, nga ata që keni takuar deri tani. Në punë, jeni në formë të shkëlqyer dhe këtë do t’ia tregoni edhe shefit, edhe kolegëve.
Gaforrja
Ju i keni këmbët në tokë dhe mbështeteni vetëm te vetja. Keni dëshirë të dini atë që jeni të aftë të bëni, ose jo. Kështu, do të zgjidhni një program dhe do t’i përmbaheni atij, si të bëni një udhëtim këtë verë, të rregulloni shtëpinë, të ndërroni makinën… Gjithashtu, do të kujdeseni më shumë për trupin tuaj, do të kontrolloni ushqimin, të bëni një dietë e pak fizkulturë, për të nxjerrë më në pah format. Në çift, ju e çmendni partnerin/en, me ndryshimin e humorit kundrejt tij/saj. Nëse jeni vetëm, dikush ju bën të ëndërroni natën.
Luani
Jupiteri është në pozicion të mirë ndaj Uranit, gjë që ju jep dëshirë dhe vullnet për të punuar në të gjitha fushat, personale dhe profesionale. Ju do të kërkoni një punë të re, pa synuar shumë lart, por duke pritur një rast të mirë, nëse do të paraqitet. Një udhëtim i bukur në perspektivë ju ngre moralin. Ju keni dëshirë të dilni nga rutina dhe t’i shijoni sa më shumë kënaqësitë e jetës. Dilni pothuajse çdo darkë, por jo shumë vonë, sepse nuk keni dëshirë të ndjeheni shumë të lodhur një ditë më pas.
Virgjëresha
Saturni në shenjë ju jep mundësinë të ndihmoni një person të afërm, që ndodhet në një situatë të ndërlikuar. Ju do ta shihni qartë këtë situatë dhe do të përpiqeni ta vini në rrugën e duhur, që ai/ajo t’ia dalë mbanë. Në punë, do të veproni me mençuri, por edhe me përgjegjësi, por kjo nuk është një arsye që të bëni punën e të tjerëve. Lërini edhe ata të punojnë sepse kjo do t’ju lehtësojë. Në dashuri, do të mbështesni partnerin/en në një projekt që ai/ajo ka dëshirë ta realizojë tani.
Peshorja
Pozicioni i planeteve ndaj jush nuk është i favorshëm, gjë që ju lodh mendërisht. Keni bërë shumë zgjedhje dhe keni ndjesinë se jeni të vetmit që merrni përsipër disa përgjegjësi. Partneri/ja ju acaron pak, por jo me tepri. Këtë javë nuk do të jeni në qejf për romancë. Ju do t’i dërgoni tjetrit mesazhe të qarta për të rregulluar sjelljen e tij. Ju pëlqen ekuilibri dhe drejtësia, prandaj nuk mbani gjë brenda, po do t’i zbrazni ato që ju mban barku!
Akrepi
Në dashuri do të analizoni shumë gjëra, gjë që do t’jua ngatërrojë edhe më shumë situatën. Ruani thjeshtësinë dhe mos e stërmundoni mendjen. Mbi të gjitha, mos interpretoni çdo fjalë, çdo qëndrim, partneri/ja është shumë më pak i/e ndërlikuar se ju. Një shok/qe ka probleme dhe ju do ta mbështesni pa e lënduar. Ju jeni një mik besnik dhe thoni atë që mendoni. Mund të keni disa probleme të vogla me kyçet, apo shpinën, mbase ngaqë po bëni më shumë sport se zakonisht.
Shigjetari
Saturni ju ndihmon ta shihni situatën me qartësi dhe të planifikoni atë që doni të bëni. Mos u tregoni shumë të ngurtë dhe pranojini edhe ndryshimet e minutës së fundit, sepse Neptuni kundër ju sjell konfuzion, keqkuptime, ose probleme të papritura. Saturni ju detyron të jeni elastikë, përndryshe do të jeni vazhdimisht të zhgënjyer, apo të acaruar. Në dashuri, Afërdita sjell një atmosferë të këndshme mes të dyve.
Bricjapi
Plutoni do t’jua bëjë më të thellë lidhjen dashurore. Ju do të guxoni të tregoheni origjinalë dhe të evitoni gjithë lojërat e ndërlikuara, në të cilat, gjithsesi, nuk jeni shumë të mirë. Do të ndjeheni më të çlirët edhe seksualisht, duke shprehur se çfarë ju pëlqen. Do të ndjeheni në siklet në praninë e një koleg/e pune, gjë që nuk dini as vetë si ta shpjegoni. Reflektoni dhe do ta gjeni arsyen. Shoqëria e ngushtë ju qëndron pranë në ditë të mira dhe të këqija.
Ujori
Çifti para së gjithash! Ju do të kaloni kohë me partnerin/en, por duke mos lënë pas dore as gjërat e tjera. Kjo do t’ju kërkojë një sforcim më shumë, por mundimi ia vlen. Një problem në familje do t’ju bëjë të reagoni menjëherë. Në punë jeni shumë aktivë, por ju pëlqen ky ritëm intensiv, keni gjallëri dhe variacioni në punë ju jep edhe më shumë energji për të vazhduar. Mund të bëni ndonjë ndryshim në pamje, që do të pritet mirë nga partneri/ja dhe shokët.
Peshqit
Neptuni dhe Saturni ju fusin shkopinjtë në rrota, me gjithë përpjekjet tuaja për t’i pasur gjërat në dorë. Një vonesë, një problem, kompjuteri që është i ngadaltë, blloku i adresave që zhduket, një email i rëndësishëm i humbur, të gjitha këto janë jashtë kontrollit tuaj. Mesazhi është i qartë; duhen marrë masa për çdo të papritur. Një ish kërkon të rilidhet me ju, por kur vendosni, ju nuk i riktheheni më vendimit tuaj. I rigjeni menjëherë defektet e tij/saj që ju acarojnë, pra, nuk ka shans të dytë. Nëse jeni në çift, lidhja do të forcohet edhe më shumë.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)