– Doktoreshë Valdete, përshëndetje! Vajza ime është 6 vjeçe dhe ka probleme me jashtëqitjen. Në fillim dilte me vështirësi dhe pastaj, mjeku më dha një shurup Portalak. Pasi mori ilaçin, nuk kishte vështirësi. Tani ka një muaj që jashtëqitjen e nxjerr pak nga pak dhe shumë shpesh gjatë ditës, në formë të lëngshme. Dua të di a është ky një problem serioz dhe për çfarë sëmundjeje bëhet fjalë? Ju lutem, më ndihmoni me një këshillë apo kurë se si ta ndihmoj vajzën time…
Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: – E nderuar zonjë, e kuptoj shumë mirë shqetësimin tuaj, por ne nuk mund t’ju japim asnjë mjekim pa i bërë analizat e duhura fëmijës tuaj. Ju duhet t’i bëni fëmijës suaj disa analiza të feçes, si feçe parazit, feçe kandita etj. sepse mund të ketë parazitë të cilët sjellin çrregullime të jashtëqitjes. Gjithashtu, duhet treguar kujdes në mënyren e të ushqyerit. Duhet t’ia bëni patjetër këto analiza që më pas të marrë mjekimin e duhur. I uroj shërim të shpejtë!