Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Disa situata kur partneri ka nevojë për ju

Të thuash se burrat nuk janë aq të ndjeshëm sa gratë, është pak e tepruar. Edhe ata nganjëherë kanë nevojë për gratë, vetëm se dy sekset kanë mënyra të ndryshme komunikimi (ose moskomunikimi). Dhe, megjithëse ndonjëherë është e vështirë të kuptoni nëse ai ka nevojë për ju, e dini që, kur ai thotë «jam mirë», duke ngritur lart supet, kjo në realitet do të thotë se ju do t’i qëndroni në krah. Ja, disa situata në të cilat partneri do që ju ta mbështetni…

 

  1. Kur humbet punën

Ai mund të bëjë sikur i pëlqen të flejë në çdo orë të ditës, të shohë ca emisione kot fare në televizor, por dihet: Të gjithë kanë nevojë për të dalë, për të shkëmbyer idetë, që të ndjehen të kënaqur. Atëherë, nëse mundeni, prezantojini oferta pune që bëjnë për të. Kjo do t’i japë kurajë.

Advertisement

  1. Kur kalon një periudhë të vështirë me shokët

Kini parasysh që burrat nuk i shprehin gjithmonë ndjenjat e tyre. Pra, nëse ai po kalon një fazë të keqe me shoqërinë, jepini më shumë hapësirë, lëreni të takohet me shokët për të kaluar mbrëmje «mes djemsh», ose ftoni shokët e tij dhe të dashurat e tyre të pinë një kafe në shtëpinë tuaj. Kjo do t’i bëjë qejfin patjetër.

  1. Kur është në shtëpi, i sëmurë me grip dhe zyrtarisht, nuk ka nevojë për «asgjë».

Kur diçka nuk shkon, disa persona duan të rrinë vetëm, por nëse partneri juaj është nga ata njerëz që nuk duan t’i bezdisin të tjerët, mos hezitoni t’i vini mbi komodinë një supë të ngrohtë, një çaj dhe një dvd të mirë. Ai do ta vlerësojë gjestin tuaj.

  1. Kur është ngritur në detyrë

Ai mund të bëjë si e gjithë bota, domethënë, t’i shkojë buza vesh më vesh, të jetë i eksituar, shumë i lumtur, por preferon ta mbajë përbrenda. Atëherë, përgëzojeni; kjo do t’ia miklojë edhe më shumë egon.

  1. Kur ka nevojë për një dhuratë ditëlindjeje për mamanë

Për një burrë, të blejë një dhuratë për një grua është gjë e ndërlikuar, por kur kjo grua është e ëma, atëherë detyra vështirësohet. Jepini këshilla, ose shoqërojeni për ta bërë këtë.

  1. Kur i ka vdekur një afërm

Edhe sikur të mos jetë dikush shumë i afërt, një vdekje është gjithmonë prekëse. Atëherë, qëndrojini pranë në këto momente të vështira.

  1. Kur i dalin dhëmbët e pjekurisë dhe i duhet t’i heqë

Për një burrë, një ndërhyrje kirurgjikale, qoftë ajo e vogël, është një moment ankthi të madh. Atëherë, dërgojini një sms për t’i thënë se e mbështesni, se mendoni për të. Kjo mund ta ndihmojë.

  1. Kur është në ankth për të ardhmen

Ju sapo keni gjetur një punë që është 2 orë larg me makinë, kurse ai punon vonë darkave, me një fjalë, kaloni më pak kohë së bashku dhe kjo mund t’ju pengojë të flisni për një të ardhme të përbashkët. Por, nëse e keni seriozisht, flisni me njëri-tjetrin për të gjetur një zgjidhje.

  1. Ku ai do të lërë papritur punën si ekonomist, për t’u bërë aktor

Mbase ndryshimi nuk është kaq radikal dhe ai do të kalojë thjesht në një sektor tjetër të ndërmarrjes, por në çdo rast, tregojini se mendoni që është i aftë të ndjekë ambiciet e tij.

  1. Kur është shumë i ngarkuar

E kuptojmë, duhet të jetë zhgënjyese të kesh një partner që kthehet çdo ditë i lodhur nga një ditë e gjatë pune, ose po ndjek një kurs darkave. Pa e tepruar, një përkëdhelje e thjeshtë mund ta bëjë të ndjehet mirë, megjithëse ai është shumë, shumë i lodhur.

  1. Kur ka probleme parash

Duhet kuptuar se është e ndërlikuar të shlyesh një kredi, ndërkohë që duhet t’i blesh të dashurës një dhuratë që kushton sa rroga e një muaji. Atëherë, jini të arsyeshme në dëshirat tuaja…

  1. Kur blen një kostum të ri

Jo të gjithë djemtë kanë nevojë për ndihmë kur shkojnë për të blerë diçka, por nëse i juaji nuk di të zgjedhë një këmishë dhe një kravatë që shkon me të, jepini një dorë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Ergi Dini: Morfinë jam vetë...

Advertisement