Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A ndihmojnë frutat në eleminimin e celulitit?

– Përshëndetje instruktor! Unë dua të di se si mund ta eleminojmë celulitin, ose më saktë, cilat janë frutat që të ndihmojnë më shumë në eleminimin e tij? E bëj këtë pyetje sepse të paktën frutat, unë i ha me shumicë.
Mario instruktor: – Siç e kemi përsëritur edhe në shkrime të mëparshme, celuliti konsiderohet tashmë një sëmundje dhe është pak e vështirë të hiqet përfundimisht. Për shumë femra, celuliti është kthyer në një makth dhe ato mundohen ta eleminojnë, edhe duke harxhuar shuma të mëdha parash në qendra estetike, pa patur gjithësi ndonjë rezultat të madh. Unë ju këshilloj të mos i harxhoni paratë nëpër qendra estetike, por të bëni sa më shumë palestër, të hani shëndetshëm dhe të hiqni dorë nga disa zakone të këqia. Në këtë mënyrë, do ta përmirësoni pak celulitin, që të mos duket dhe të mos formohet akoma më shumë.
– Pra, bëni sa më shumë aktivitet fizik, lini duhanin nëse e pini atë, evitoni stresin, pini sa më tepër ujë. Këto janë disa nga këshillat që japin efektin e duhur për largimin e celulitit. Ujë duhet të pini të paktën gjer në 2 litra ose edhe gjer 3 litra në ditë nëse merreni edhe me sport. Në ushqimet tuaja shmangni sa të mundni yndyrnat e këqia dhe në vend të vajërave apo gjalpit përdorni më shumë vaj ulliri. Do t’ju sugjeroja të pini lëng boronice, që është shumë i mirë për trajtimin e celulitit. Shmangni ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike. Ulni konsumin e kafes dhe rrisni konsumin e çajit të gjelbër. Shtoni sasinë e ushqimit të pasur me vitaminë C (fruta dhe perime, lëngje natyrale), kalium (banane, pjeshka, portokall, apo fasule) dhe proteinat e ushqimit. Uroj t’ju ndihmojnë sadopak këto këshilla.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Si t’i forcoj vithet, që i kam të lëshuara?

Advertisement