Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime & pershendetje…

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:
– Sikur të plotësohej dëshira e imagjinatës sime dhe ti të kishe dy krahë anash, do më plotësoje vizionin e një Pegaso-je. Një kalë i vërtetë pune, e palodhur, me një pafajësi mbresëlënëse dhe e bukur si ti. Pa le më ato bisedat ku shpesh i ftuari “kryqëzohet” nga pyetjet e tua të sakta. Ja, këto janë përvijime që i bluaj në kokë për ty, kolegia ime që s’më njeh: Klementina Cenkollari. Të kam ndjekur edhe në raportimet nga jashtë Shqipërisë, dhe… po! Bindem se mite, emra të pazëvendësueshëm nuk ka! Të tillë, të respektuar, të bën vetëm puna! Urime, aty te Channel-One!
– E dashur Kozeta Kurti! Unë të thashë edhe kur u takuam te “Vëllezërit Hajdini”: Prezenca jote në ekran, sikur i ka kthyer të qeshuren e ëmbël vetë TVSH-së dhe ata sy gjithë dritë dhe shëndeti, që të shkon. Dhe fjala e goditur. Urime edhe një herë!
– Tashmë është aksiomatike: Çdo dalje jotja në TV, mua, jo më emocionon, por më hedh përpjetë nga gëzimi, e dashur Erisa Xhixho. Jo pse të kam shoqe, por rrallë kam parë të thuhet mendimi i drejtpërdrejtë, pa dredha, pra me forcen e argumentit dhe sytë plot dritë, që kush e di cili “hidrocentral” i furnizon. Të përqafoj fort, shoqja ime e mrekullueshme.
– Më ka ardhur komshi (më dëgjon) Viktor Sterkaj, vëllai i Paulinit. E kam njohur edhe më parë. Po, sikur punonte hekurin, edhe tani që “punon” peshkun, në krye të një stafi simpatik, është po ai njeri fisnik dhe plot humor. Të uroj gjithë të mirat, komshi dhe mik i mirë. Këtë po e them edhe si klient i atyshëm.
– Nuk e di a e kam “oksigjenin” e mjaftueshëm të inteligjencës, për të realizuar me shumë pak fjalë një urim për një prej miqve të mi, që quhet Artan Hoxha. Nuk është gazetar, as rektor, as drejtor juridik, por ka një dyqan parfumesh. Ndërkohë, ka edhe një penë brilante. Më kënaqe Tani, me esenë portretive për Edi Ramën. Urime nga zemra, mor çuni i lagjes!
– Veç të tjerash, aty te Naimi dhe Roza, dyqani im i dashur, kënaqem kur shoh djalin e tyre të vogël, Enrikon. Në klasë të nëntë, po sa i gjatë, o Zot! Ia uroj fort të merret me sport dhe të bëhet i spikatur. Të gjatet, janë aset për shumë lloje sporti. Të uroj nga zemra, si ish-sportist, Enriko!
– Siç kam thënë edhe më parë, andej nga liqeni vijnë në përgjithësi njerëz të mrekullueshëm, që e duan jetën. Kështu, përshëndetem shpesh me Lajla Përnaskën, politikanen e njohur dhe hyj në bisedë me një mirditor, që quhet Dodë. Ish-mësues matematike, por mua më kënaq me njohuritë e thella nga fusha e historisë. I përshëndes të dy, fort, nga zemra!
– Kam një frikë të vogël se Çezar Braha, miku im i stazhionuar tashmë, nuk e përcepton shkallen e respektit, që unë kam për të dhe ekipin e vogël të ndërtuesve që ai drejton. Ditët ndërrojnë varg dhe ato, po aty, me betoniera, makina, çimento. Herë këtu, herë atje, ku del puna. Puna, ama! Jo pisllëku, jo hilja dhe kjo është ajo që më bën t’i uroj nga zemra çdo mëngjes: “Puna e mbarë!”.
– Për ndonjë arsye, jemi distancuar pak, i dashur Agron Duka. Po ja… mjafton një intervistë, si ajo e datës 11/03/2015 në TV Shijak, me gazetarin me përvojë Bejto Malo, që para meje të shikohet çfarë kandidati më performant për Bashkinë e Durrësit. E atij Durrësi, aq të shtrenjtë për shqiptarët, që ti e njeh me “dhëmbë e dhëmballë”. Nëse kandidon, të uroj një fitore plebishtare, i nderuar miku im kaq i vyer!
– Më doli natyrshëm krahasimi që i thashë Luan Bregasit, aty te panairi i mobiljeve: “Tonin Alia ka dy kombinate” atë të përpunimit të drurit, “Ardenon” dhe zemrën e tij të madhe sa një kombinat, që prodhon vetëm e vetëm dashuri dhe respekt për njerëzit. 15 vjet njohje ma certifikojnë këtë të vërtetë. Kështu mbetsh përherë, Tonin Alia, miku im aq i shtrenjtë!
– Jemi takuar vetëm pak minuta, aty te “Palma”, i dashur Igli Totozani, Avokat i Popullit. Dhe vura re që atëherë disa tipare shumë njerëzore… Dhe ja tani një dekorim nga OKB-ja. Të uroj të jesh gjithnjë ky që je, në krah të hallexhinjve, i dashur Igli!
– Me 26 mars, ka datëlindjen një nga shoqet e mia më të ngushta, Ajli, dhe mbush plot… 9 vjeç! Kjo gocë e bukur, që e njoh qysh kur ishte 4 vjeç dhe i përlante çokollatat. Kjo atlete e lindur dhe sa trime sot! U bëfsh 100 vjeçe, moj komshija ime, që të dua aq fort!
– Nganjëherë, edhe një poezi e vetme, të vë “përfund”. Do të thotë, të bën shumë për vete. E tillë është edhe poezia “Sizifi”, e mikut tim Fejzi Duraj. Nuk kam parë gjëkund tjetër, se sa bukur e jep mundimin e njeriut për të ngjitur “gurin” e jetës lart. Jam prekur shumë, më duket se pashë edhe jetën time brenda atyre vargjeve. Të përqafoj fort dhe të uroj gjithë të mirat, Fejzi!
– Ditët ndërrojnë varg dhe ja ku shoh në makinën tënde tre fëmijët e tu, o Zot, sa të rritur, sa vite më parë, me ato biçikletat fare të vogla. Dhe, sa të edukuar, si vajza, si djemtë dhe komplet, komplet sytë e tu! I uroj të bëhen po kaq të mbara, sa ti dhe bashkëshortja jote, miku im i shtrenjtë Flamur Hoxha!
– Tashmë është i njohur dhe certifikuar respekti im për ty, e dashur Mesila Doda. Po ky urim është specifik dhe lidhet me fjalën tënde, në biblotekën e Kongresit Amerikan. Për Zotin, konseguenca e ideve, më duket se është kryefjala e karakterit tënd. Urime nga zemra!
– Sa herë kaloj për në Durrës, shoh godinën dinjitoze të firmës “Salillari”, bëhem pak poet dhe them se atë e përkëdhel, edhe dielli, edhe hëna. Po, si një trokth i pandalur, dy net, zemra e një kolektivi të tërë, që ka lënë gurmë urash, rrugësh, godinash, në Shqipëri dhe jo vetëm. Ke përse të jesh krenar, i dashur Pëllumb! Përqafoje fort, Afërditën, të cilën e respektoj, gjithashtu shumë urime!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Larg njëri-tjetrit...

Next Post

Njoftime nga Shqipëria...

Advertisement