Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk dua të gërhas më!

– Jam një vajzë e fejuar dhe kam një problem që më shqetëson shumë. Unë gërhas shumë kur fle, megjithëse nuk di të kem probleme shëndetësore. Kjo gjë më vë shumë në siklet, sepse kam frikë se e shqetësoj të fejuarin tim, sado që ai hesht kur unë e pyes nëse kam gërhitur shumë apo jo. Ai më thotë që më dëgjon, por nuk ankohet. A shërohet gërhitja? Si i bëhet për ta shmangur këtë gjë?
– E nderuar lexuese, njeriu gërhet kur rrugët e frymëmarrjes janë të ngushta ose të bllokuara. Persona të ndryshëm kanë forma të ndryshme të këtij ngushtimi: Ngushtimi mund të jetë në hundë, gojë ose edhe në fyt. Gërhitjen mund ta shkaktojë edhe gjumi i keq ose anomalia e indeve të buta në fyt. Kur ne jemi në gjumë, pjesa e pasme e fytit nganjëherë ngushtohet dhe sasia e ajrit, duke kaluar nëpër këto hapje të vogla, mund të shkaktojë një dridhje të indeve përreth, gjë që shkakton tingujt e gërhitjes. Gjithashtu, gërhitja mund të ketë edhe shkaqe të tjera, siç janë: Rrufa, alergjia, mbipesha, alkooli, bajamet e mëdha, astma ose kur flemë në pozicione jo të mira. Veç kësaj, mendohet se personat e shëndoshë dhe me qafë të trashë, gërhijnë, ama mund të gërhijë edhe një person i dobët dhe me qafë të hollë. Çdo person mund të gërhijë, dikush më pak, dikush më shumë dhe në forma të ndryshme, por përgjithësisht, kjo është më e theksuar te moshat e vjetra dhe tek ata që janë mbipeshë. Një nga shkaqet më të përgjithshme të gërhitjes, është mosha (pasi kemi arritur moshën e mesme, fyti bëhet më i ngushtë dhe tonet e muskujve të zërit, zvogëlohen).
– Po kështu, mënyra se si një person është i ndërtuar fizikisht, ndikon ndonjëherë te shfaqja e gërhitjes. Për shembull, burrat kanë një pasazh më të ngushtë të rrugëve të frymëmarrjes sesa gratë dhe për këtë, kanë më shumë gjasa të gërhijnë. Hunda dhe problemet me rrugët e frymëmarrjes mund të krijojnë një bllokim të tyre dhe kjo çon në vështirësi të frymëmarrjes, e cila krijon një vakum në fyt, duke shkaktuar kështu gërhitje. Alkooli, pirja e duhanit dhe disa medikamente të caktuara janë një nga shkaqet e gërhitjes.
Përsa i përket pyetjes a shërohet ose jo, për këtë merret mjekim, gjithmonë në varësi të gërhitjes dhe të shkakut të saj. Prandaj, hapi i parë që duhet të bëni është të shkoni te mjeku për të gjetur arsyet. Edhe pse pjesa më e madhe e rasteve të gërhitjes mund të shpjegohet pa pasur nevojë të shkosh te mjeku, ka disa raste që shfaqin probleme serioze mjekësore, siç është për shembull astma, alergjia apo përgjumja, ndaj nevojitet trajtim i veçantë nga mjeku. Me pak fjalë, vizita te mjeku do t’ju sqaronte arsyen se pse ju gërhisni. Nëse keni devijim të murit ndarës në hundë, mjeku mund t’ju rekomandojnë kirurgji korrigjuese. Në qoftë se jeni mbipeshë, duhet të mbani dietë për të përmirësuar gjendjen tuaj në përgjithësi dhe për të eleminuar gërhitjen. Veç këtyre, do t’ju sugjeronim të mbani sa më të pastra rrugët e frymëmarrjes. Një kontroll të veçantë duhet t’i kushtoni edhe alergjisë. Nëse shikoni që është alergjia ajo që e shkakton gërhitjen, atëhere do të merrni mjekimin e duhur për këtë, duke u këshilluar gjithmonë me alergologun.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kush përfiton pension të posaçëm?

Next Post

Zemrën ma ka shëruar vajza ime

Advertisement