Përbërësit:
2 lugë çaji pluhur pjekjeje
1 lugë çaji sodë buke
1/2 filxhan vaj vegjetal
1/2 filxhani sheqer
2 vezë
3 banane të bëra pure
1 filxhan tul mangoje, në copëza të vogla
1/2 filxhan arra të copëtuara
1/2 lugë çaji xhenxhefil
2 filxhanë miell
Përgatitja
Ngroheni përpara furrën në temperaturën 180C. Me një penel kuzhine, lyeni me gjalpë gjithë sipërfaqen e tavës.
Përzieni së bashku miellin, pluhurin e pjekjes, sodën e bukës dhe xhenxhefilin pluhur. Në një tas tjetër, përzieni së bashku vaj dhe sheqer. Shtoni vezët e purenë e bananes dhe përziejini mirë. Përzieni përbërësit e thatë dhe hidhni dalëngadalë përbërësit e lagësht, derisa të jenë plotësisht të përzier.
Përzieni mangon me arrat dhe bashkojani masës së përgatitur më parë. Hidhni përzierjen në tavën e lyer me gjalpë pak më parë.
Piqeni në katin e mesëm të furrës së ngrohur në temperaturën 180C për rreth 1 orë. Kontrolloni nëse buka është gati, duke futur një kruajtëse dhëmbësh në mes të saj. Ftoheni bukën duke e lënë për 10 minuta para se ta hiqni nga tava dhe priteni në feta.