Përshëndetje, jam Ina nga Vlora, kërkoj një person vetëm për qëllime serioze, jam 40 vjeçe, i drejtohem zotit Ilir nga Tirana që më është drejtuar mua nëpërmjet adresës së emalit të tij, do ti lutesha që të më shkruante numrin e tij të cel. në gazetë. Pres përgjigje në gazetë.
I them zotërisë nga Prishtina që jam e interesuar të njihem me ju, jam e divorcuar nga Tirana prej vitesh. Nuk kam probleme, jam e mbajtur nuk tregoj për moshën që kam. Besoj do të jetë një mrekulli po të kuptohemi, prandaj i them zotëriës nga Prishtina të më japë një numër telefoni ta lërë në redaksi ose të njoftojë në gazetë. Me respekt Alma Tiranë.
Dua të njoh një zotëri nga mosha 40 deri 50 vjeç per qellim martese. Unë jam nje zonje e divorcuar jo per fajin tim jam me pune te mire dhe me banim ne Tiranë. Dua te kem nje zotëri te vertete dhe te sjellshem sic jam vetë e pa vese te keqia por mbi te gjitha karakteri. Ai që më intereson me shume jo mashkull qe lene gruan ne shtepi dhe vete del per te takuar legenet e rrugave. I interesuari te me shkruaj ne adresen time te emailit: kolas60@yahoo.com
Kërkoj shok jete te moshes 40-45 vjeç. Ju lutem më shkruani ne kete adresë emaili: rex_402@hotmail.com
Përshëndetje, jam Mira 29 vjeçe, me kulture e arsimuar dhe serioze. Do te doja te njihja nje djale per qellime serioze. Te jete i korrekt, i arsimuar dhe i gatshem te krijoje familje. Pres pergjigje ne gazete nga të interesuarit.
Jam një vajzë nga Drenica 20 vjeçe, kërkoj të njoh një djalë serioz të bukur se ashtu jam dhe vetë. Pres përgjigje në gazetë.
Përshëndetje, jam një zonjë nga jugu dhe shumë e vuajtur në jetë, jam 41 vjeçe, kërkoj një mik apo shok të mirë të jetë i respektuar, të jetë në kuptimin e plot vetetja e të dijë të respektojë një femër. Unë jam familjare e rregullt, por vitet ikin pa kuptuar si uji i rrjedhshëm. Unë asnjëherë nuk kam shkruar në gazetë dhe pse kam ndenjur nën presionin e burrit 5 vjet. I interesuari të jetë nga Fieri, nga mosha 45-50 vjeç, dua të më ndihmoj në të gjitha drejtimet. Kush e ndjen veten bosh dhe kërkon një shoqe të mirë të lërë numër telefoni. Zemra e plagosur.
Jam Zamira 46 vjeçe, familjare e arsimuar dhe e edukuar, kërkoj një zotëri mundësisht intelektual që di të respektojë një femër me zemër të pastër e shpirtin e bukur. Zotëria mundësisht të jetë nga Durrësi, rreth moshës time, familjar pa vese. Kush i plotëson këto kushte të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.
Nuk e di nga tja filloj dhe nga ta mbaroj po me pak fjalë po e shkruaj: jam një zonjë nga Fieri 46 vjeçe, dhe halli më detyroj të shkruaj, jam me fëmijë burri më ka vdekur. Dhe se di a do të ketë njeri të mirë, doja një lidhje një shok më saktë jo për martesë, e theksoj lidhje sekrete ta kem për çdo gjë, dhe të më ndihmojë nga gjëndja ekonomike se jam keq. Dua një mik të mirë, të sinqertë jo nga ata që tallen. Unë jam besnike shumë e mirë, e bukur, simpatike dhe kam pak shëndet. E theksoj zotëria të jetë njeri i mirë siç jam dhe vetë. Me respekt Ana. Ju lutem lini numrin tuaj në gazetë. Faleminderit.
Përshëndetje, jam Stelina me banim në Tiranë dhe origjinë nga jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me një person që të jetë: simpatik, me trup të rregullt, i pamartuar, me arsim të lartë, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit. I interesuari të lërë numër telefoni vetëm në gazetë. Faleminderit.,
Advertisement