Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Jam Ana 32 vjeçe me punë të mirë dhe për momentin jetoj në Zvicer. Me pamje dhe vlera të larta dhe njoh 4 gjuhë të huaja. Koha është diçka që më mungon, sepse jam shumë e kushtuar punës. Ja dhe një difekt i imi në dukje. Do më pëlqente të njihja një djalë me të njëjtat vlera dhe pamje, mundësisht të jetojë në Greqi, Itali, Zvicer rreth këtyre shteteve. Nuk më intereson pjesa e ekonomisë por karakteri dhe fisnikëria. E rëndësishme është të ketë nivel. Nëse mundeni më shkruani dhe ju numrin tuaj të telefonit.
Jam një zonjë nga Tirana në prill mbush 57 vjeçe dëshiroj të gjej një burrë që jeton vetëm të ketë shtëpi të jetë mirë nga ekonomia, le të ketë dhe fëmijë por ti ketë të martuar se fëmija është gjëja më e shtrenjtë. Sepse jeta pa njeri nuk kalohet. Zotëria që do të jetë i gatshëm të më njohë, nuk ka rëndësi origjina vetëm në Tiranë ose Itali e cilësoj ti ketë vdekur gruaja gjer në moshën 60 vjeç. Unë jam shumë e mbajtur. Ai njeri që do të më përshtatet do të bëjë një jetë të lumtur. Shpresoj që të mos zhgënjehem. Jam në pritje për çdo gjë ja lëmë kohës. Me respekt Alma.
Jam për një lidhje serioze me një 60 vjeçar me banim në Tiranë që të ketë: paraqitje të mirë fizike, të jetë me moral dhe nivel të mirë, të ketë ekonomi, të jetë i lirë dhe pa probleme, larg çdo vesi negativ. Unë jam me moral të lartë, kam bukuri femërore të përsosur, jam korrekte e rregullt, besnike, e lirë dhe e pa konsumuar. Kam ekonomi të mirë. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Me respekt Xhilda.
Përshëndetje! Jam Elona 45 vjeçe nga Dr. familjare e rregullt dhe e kompletuar, kam biznesin tim, jam e interesuar per nje zotri te arsimuar e me nivel ku di te vlerësoj nje femer me shpirt e zemer te paster, jo verior jo te divorcuar rreth moshes time. Kush e ploteson keto kushte te vendosin nr. cel. ne gazetë. Ju faleminderit.
Po shkruaj për herë të parë, nuk besoj se do gjej një njeri të sinqertë, të shoh një herë nëpërmjet gazetës tuaj. Jam nga Pogradeci e ndarë me një fëmijë të vogël, do desha një person të ketë edhe ai një fëmijë, të jetë ndarë jo për faj të tij, të jetë nga mosha 30-35 vjeç, të jetë jashtë ose këtu. Por të jetë mirë nga çdo anë. Ju lutem shumë jo tallje.
Jam një zonjë nga Italia 28 vjeçe e divorcuar, kam një fëmijë të vogël, kërkoj një burrë serioz për martesë. I interesuari të lërë nr. telefoni në gazetë.
Përshëndetje. Jam nje vajze qytetare nga Shkodra dhe quhem Nila me moshe 35 vjece, e arsimuar dhe me vlera qytetare. Jam ne kerkim te njeriut te jetes qe te jete njeri me karakter e dinjitet me moshe deri 40 vjec, i besimit mysliman, qytetar, i arsimuar, njeri i arrire ne jete per te krijuar familje, pra vetem per martese dhe qe ka krijuar mundesi mjaft te mira per te jetuar, me shtepine e vet brenda ne qytet, jo ne periferi a gjetke, larg veseve te keqia dhe njeri i perkushtuar, me paraqitje mjaft te mire, te kete gjatësi dhe trup sportiv dhe njeri i empancipuar, ku morali, dinjiteti dhe fisnikeria te udheheqin jeten e tij. Kjo kerkese eshte per ato qe jetojne ne Tirane, por edhe ndonje qe jeton ne France, ne Paris pasi jam frankofone dhe qe te kene krijuar nje jete te mire aty ku jetojne. Kush eshte i interesuar mund te adresohet ne emrin tim dhe te lere adrese e-mail per komunikim.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (29) View Comments (29)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kura natyrale, në kushtet e shtëpisë

Next Post

Urime...

Advertisement