Kam mall per ty. Sa kohe u be qe s’te kam pare. Ne pika shiu e shikoj jeten, si drite e shuar pa ty prane. E lotet mbi faqe me rrjedhin, si nje ujvare atje ne mal. Zemra me digjet, shpirti me mblidhet, pres ate dite qe do te jemi bashke. Jeta pa ty nuk eshte jete, zemra pa ty nuk me rreh, shpirti gjithashtu ne gjume rrine, me mungojne zemer, te tuat perqafime. Dhe kenga qe me ty dikur degjova, ne zemer me sjell vetem trishtim. Dikur me te une me ty gezova, sot burim vuajtje e lot ne sy. Netet nuk jane net, kur mbi shtrat i vetm rri. Yjet nuk jane yje, kur si shoh me ty. Zjarri nuk eshte zjarr, kur trupin tend skam prane. Lotet jane vec lot. Lot zemre. Lot mall. E shkruaj ne leter, e shkruaj ne flete, te bardha kujtime, ne boje te zeze. Dhe ne te kuqe, zemrat pikturuar, e ne te blu, lot i vuajtjes e i vetmise. Dhe si gjithmone dy fjale shkruar: Zemer, kur do te kthehesh, kur do te vish. Larg ne horizont nje drite duket por fjalet rrugen kane humbur, Asnje pergjigje, asnje shkrim, vetem lot, vuajtje, trishtim. Ne mendje kujtimin mbaj, buzeqeshja jote ne te tilla caste me ringall. Mendoj fjalet e tua, perqafimet, puthjet qe me dhuroje ti, mendoj ato nate Une e Ti, Ne te Dy. Mendoj, Mendoj, e ne mendime rri lutem Zotit qe te na bashkoje te dy. E kam shprese dhe mbi shpresat jetoj. Ne nje te ardhme do te te perqafoj e me ty do shetis, e do luaj, e do gezoj, e do qesh. Dhe buzeqeshja jote do të më japë jete. Me ty bashkë, me ty prane, do gezoj perhere. Sonte, dua të çmallem, ne enderr kur të të shikoj.
Advertisement