Kryeministri Edi Rama publikoi ne Facebook listen e fituesve te konkursit Endrra ime. Kanë qenë 734 aplikantët e konkursit Endrra Ime 2015 për grupmoshën deri në 30 vjeç.
Ja fituesit dhe në fund edhe një lajm i mirë për ata që nuk kanë fituar këtë herë ose kanë qenë mosbesues për këtë program të ri:
1. Gjergj Ndoci (Lezhë) me një projekt për trainimin e të verbërve përmes një programi kompjuterik për nevojat e tyre
2. Shkëlzen Dunisha (Tiranë) me një projekt për pastrimin e liqenit të Tiranës nga mbetjet biologjike dhe mbeturinat e hedhura në një thellësi deri 1.8 m
3. Migel Parllaku (Tiranë) me projektin DoctorScore që përmes një aplikacioni do të realizojë vlerësimin e shërbimit të mjekut nga pacientët dhe mundësinë e të sëmurëve për t’u konsultuar me aplikacionin për cilësinë e shërbimit që ofron mjeku në fushën e interesit të tyre
4. Patricia Pollozi (Tiranë) me një projekt për krijimin e bibliotekës së shkollës “Sadi Nuri” përmes organizimit vullnetar
5. Admir Daca (Shkodër) me projektin për krijimin e portalit që do të katalogojë, promovojë dhe shesë punime artizanale
6. Joreld Dhamo (Përmet) me një projekt për Festivalin e Luleve ku do të ekspozohen e promovohen produktet bimore, kopshtaria, artet si edhe politikat komunitare mbi mjedisin
7. Elsin Berberi (Tiranë) me projektin për krijimin e një aplikacioni që u vjen në ndihmë me informacion në kohë reale udhëtarëve të transportit publik urban
8. Alesia Markaj (Lushnje) me një projekt për krijimin e bibliotekës në shkollën e mesme të bashkuar të Ballagatit
9. Hristofor Miho (emigrant) me projektin për menaxhimin elektronik në sektorin e bujqësisë përmes një aplikacioni që integron të gjithë sferën e prodhimit bujqësor
10. Megi Hasani (Korçë) me një projekt për ndërtimin e një stacioni biçikletash me qera në qytetin e Korçës ku biçikletat do të jepen në këmbim të një libri dhe me librat e mbledhur do të çelet një bibliotekë publike
11. Rej Bedini (Vlorë) katër herë kampion kombëtar për garat e gjata merr mbështetjen për të përfaqësuar Shqipërinë në Maratonën e BMO Vancouver, Kanada 2015
12. Ledi Memisha (Tiranë) me projektin për krijimin e një klubi të librit ku do të regjistrohen të rejat e të rinjtë e interesuar për të shkëmbyer libra dhe organizuar debate për librat e lexuar
13. Alba Verushi (Tiranë) me projektin për vendosjen e një teme për çdonjërën nga 35 javët e vitit shkollor
14. Ardit Mekshiqi (Tiranë) me një projekt shërbimi përmes një numri jeshil për punësimin e të rinjve në bashkëpunim me pushtetin vendor, sipërmarrjen dhe shkollat profesionale
15. Desli Shahini (Tiranë) me projektin për trainimin e gjuhës së shenjave dhe rritjen e ndjeshmërisë sociale ndaj personave me probleme në të folur e në dëgjim
16. Aurel Celami (emigrant) me një projekt për E-Book shëndetësor, një manual elektronik me informacion për sëmundjet më të njohura në funksion të edukimit shëndetësor të qytetarëve
17. Realdo Silaj (Vlorë) me projektin për rehabilitimin vullnetar të një parku në qytetin e Vlorës për të cilin është mbledhur një fond modest përmes një shfaqjeje artistike por kërkohet edhe një kontribut shtesë
18. Klerentina Hoxha (Berat) me një projekt për krijimin e një Programi Kombëtar Praktike (Internship) për nxënës e studentë që duan të praktikojnë dijet e tyre dhe të mësojnë përmes praktikës pranë institucioneve shtetërore
19. Uni Rinor (Durrës) me projektin e vënies në skenë në Amfiteatrin e Durrësit të veprave me famë botërore
20. Klea Vyshka (Tiranë) me një projekt për edukimin jo formal të të rinjve përmes artit pamor
21. Gjergj Ndoci (Tiranë) me projektin për ngritjen e Akademisë Sociale të Futbollit duke nisur nga ndërtimi i një fushe të parë futbolli që do të përdoret për adoleshentë në kushte të vështira sociale
22. Klea Mertenika (Tiranë) Trainim grash e vajzash për si mund të përfitojnë nga teknologjia digjitale për të ngushtuar hendekun e pabarazisë gjinore
23. Amanda Cici (Pogradec) me projektin për të ekspozuar arkivën fotografike familjare të viteve 1915 – 1962 në një shtëpi monument kulture në qytetin e Pogradecit
24. Aleksanër Prendi (Mirditë) me një projekt mjedisor riciklimi të shisheve plastike që transformohen në material për dekor artistik në shkolla
25. Mariglen Balliu (Librazhd) me një projekt për ngritjen e një biznesi familjar për rritjen e bletëve dhe shitjen e mjaltit të prodhuar prej tyre
26. Andi Kukli (Përrenjas) me projektin e rindërtimit të mullirit të fshatit për t’i shërbyer komunitetit duke shkurtuar rrugën dhe kohën e bashkëfshatarëve për bluarjen e prodhimit të tyre
27. Fatjon Selimaj (Tiranë) me projektin për t’i mbijetuar vështirësisë së fillimit të biznesit familjar të një emigranti pas kthimit nga emigracioni dhe vetëpunësimit të katër personave
28. Rudina Qoska (Tiranë) me projektin për mbështetjen e një nëne të re që sapo ka mbaruar kursin profesional për pastiçiere dhe kërkon një fond për disa pajisje modeste pasi ka siguruar ambientin e punës si edhe pajisjet bazë
29. Gentjan Hajdari (Vorë) me një projekt për promovimin e qendrës komunitare të ngritur nga të rinjtë e fshatit Marqinet që synon tanimë shtrirjen përtej fshatit
30. Mirsad Bashi (Shkodër) me projektin për promovimin e kulturës, traditave dhe produkteve të Alpeve shqiptare duke synuar ti shërbejë nxitjes së turizmit në këtë zonë të vendit.
Duke qenë se dëshirat dhe propozimet ishin të shumta, por edhe duke pasur parasysh se ishte hera e parë që një program i tillë vihej në dispozicion të të rinjve, në ditët në vijim do të shpallet një thirrje e dytë për projekte dhe në qershor do të ketë një tjetër grup fituesish.