Dashi
Këtë javë, do të keni tendencë të jeni shpërthyes, sepse Marsi, Urani dhe Dielli janë në shenjën tuaj. Bëni kujdes nëse i jepni motorit, apo makinës. Mos rrezikoni këtë javë, rrini urtë e qetë sa më shumë të mundeni sepse edhe në palestër mund të lëndoheni! Në dashuri jeni shumë pasionantë dhe emocionalë, për të mirë dhe për të keq. Pasioni dhe zemërimi ju kalon nga njëra gjendje emocionale në tjetrën, si një akrobat mbi telin e ekuilibrit.
Demi
Nuk jeni shumë në formë fizikisht, ju mungon toniciteti, ndërkohë që Dashi e ka me tepri. Ju evitoni sportin dhe i kaloni mbrëmjet ulur në divan, para televizorit dhe me përkëdhelje, nëse jeni në çift. Nga ana tjetër, Afërdita në shenjë e Demit ju shtyn të zbukuroheni çdo ditë, për kënaqësinë tuaj, ose kur shkoni në ndonjë takim. Vëreni një foto të kohëve të fundit në profilin tuaj në internet, se nuk i dihet… Keni të drejtë, jeni në periudhën e duhur. Në punë, ndjeheni si të lodhur dhe pa dëshirë.
Binjakët
Afërdita në shenjën e Demit ju shtyn të bëni një bilanc të lidhjeve miqësore apo dashurore. Ju keni nevojë të kuptoni disa mekanizma te vetja ose te të tjerët, por është e sigurtë që doni të mbani rreth vetes njerëzit pozitivë, ndërsa të tjerët t’i hiqni qafe, por me butësi. Në punë, situata është e ndërlikuar, jo për shkakun tuaj, por për shkak të rregullave të reja që janë vënë në punë, ose për shkak të një shefi të ri.
Gaforrja
Situata në punë është shumë e mirë, planetet ju shtyjnë në drejtim të karrierës suaj, për të bërë përpara dhe për të dhënë maksimumin nga vetja. Ju do të habisni edhe veten me arritjet tuaja dhe kjo do t’ju forcojë besimin në vetvete. Jeni në konkurrencë me një koleg/e, gjë që ju stimulon. Jeni të motivuar edhe financiarisht, sepse doni të fitoni më shumë para në 2015-n. Nëse jeni në çift, do të diskutoni së bashku një temë të vështirë (seks, para, fëmijë).
Luani
Jupiteri në shenjën e Luanit ju shton dinamizmin dhe energjinë. Kështu, do të keni dëshirë të dilni, të përfitoni nga jeta, të shihni një shfaqje, të dëgjoni një koncert, apo të shihni një film. Jeni në formë dhe të tjerëve u pëlqen të shoqërohen me ju, humori i mirë bën pjesë në sharmin tuaj. Në dashuri, jeni joshës dhe seksi, është normale që tjetri/a është çmendur pas jush, pasi ju bëni gjithçka për ta joshur. Nëse jeni vetëm, atëherë do të keni plot raste për të joshur. Në punë, nuk jeni shumë të përqendruar, e keni mendjen te zbavitjet.
Virgjëresha
Saturni ju hap sytë mbi qëndrimin që mbani në familje. Ju do të zgjidhni nëse do të vazhdoni kështu, apo do të ndryshoni qëndrim. Ky i fundit është i këshilluar, nëse doni të keni marrëdhënie të mira me partnerin/en, ose me ndonjë pjesëtar tjetër të familjes. Ju do të përparoni falë ndërgjegjësimit tuaj. Kjo do të ndikojë edhe në marrëdhënien dashurore, ju do të guxoni ta thoni me zë të lartë se çfarë mendoni.
Peshorja
Do të bisedoni në çift mbi të ardhmen tuaj. Do të shprehni dëshira, do të propozoni projekte dhe do të prisni që edhe tjetri/a të jetë po aq entuziast sa ju. Ju nuk do ta lini atë të shprehë dyshime ose negativitet, do të bëni përpara çfarëdo që të ndodhë dhe tjetri/a duhet t’ju ndjekë nga pas. Ju filloni të punoni me persona të ndryshëm dhe e adhuroni këtë, sepse ju frymëzon. Jeni shumë krijues dhe keni ide të reja për t’i sjellë ekipit me të cilin punoni. Në familje jeni kritikë, por plot humor dhe kjo e ëmbëlson pilulën.
Akrepi
Në dashuri do të ekzistojnë romanca dhe dialogu. Ju do të ndjeheni gjithnjë e më afër tjetrit/ës. Nëse jeni vetëm, do të bëni një takim që do t’ju lërë si të hutuar, por ju nuk do të dekurajoheni, do të vazhdoni kërkimin tuaj, pa lënë mënjanë kërkesat tuaja. Nuk bëhet fjalë të jetoni nën nivelin e ambicieve tuaja. Në punë do të merreni me problemet e një kolegu/e dhe do t‘ia zgjidhni. Ai/ajo do t’ju jetë mirënjohës/e, por ju nuk po e bëni për këtë…
Shigjetari
Ju do të rigjeni njëfarë doze eksitimi për të ndjekur një projekt që e keni për zemër, si të bini në peshë para verës, të mbaroni një pikturë, apo një libër që keni në dorë, të bëni një profil të ri në Facebook për të gjetur dashurinë, sepse planetet ju shtyjnë po aq drejt krijimtarisë, sa edhe drejt dashurisë… Shigjetarët që janë në çift, do të ndjehen në qiellin e shtatë; çdo gjë shkon mirë dhe ju do të bini dakord mbi gjithçka. Në punë, jeni shumë aktivë dhe të shpejtë.
Bricjapi
Plutoni ju streson për probleme apo situata që nuk do t’ju ndodhin kurrë. Meditoni, qetësohuni duke bërë joga, ecni, shkruani një ditar, mos i lini emocionet irracionale të mbizotërojnë te ju. Evitoni mbledhjet familjare. Rrezikoni të nxeheni, sepse nuk keni nerva të dëgjoni të njëjtat histori, bile mund të humbisni durimin me disa pjesëtarë të familjes suaj. Nga ana tjetër, për fat të mirë, keni ndonjë shok/shoqe tek i cili gjeni ngushëllim.
Ujori
Ju do të shtoni rrjetin e miqve dhe të njohurve. Shumë persona të rinj hyjnë në jetën tuaj dhe kjo është shumë eksituese. Nuk doni të zgjidhni menjëherë se kë do të mbani pranë dhe kë jo, ia lini kohës të bëjë përzgjedhjet e saj, ju thjesht kënaqeni duke zbuluar persona të rinj, të ndryshëm nga ata që njihni zakonisht. Dashuria ka kaluar në plan të dytë për momentin, sepse jeni shumë të zënë me projekte të reja, sidomos në punë.
Peshqit
Mërkuri dhe Neptuni në shenjën tuaj ju shtyjnë të reflektoni vazhdimisht dhe të keni plot ide të reja. Keni dëshirë të shpreheni në planin artistik apo intelektual dhe kërkoni mënyrat më të mira për ta bërë këtë. Në dashuri, ndiqni intuitën dhe, nëse diçka nuk shkon, e thoni. Kështu, edhe tjetri/a do të shtyhen të thonë atë që mendojnë, duke vendosur mes jush një dialog konstruktiv. Një shok/shoqe mund të ketë probleme në këtë periudhë dhe do të kërkojë dikë për t’u shprehur e për ta mbështetur, duke e ditur se ju do të jeni gjithmonë aty për të.