Veturat e lidhura me aparate inteligjente janë tashmë një realitet që shfaqet në sallonin botëror të automobilëve. Si do të jenë ato? Veturat së ardhmes do të drejtohen vetë. «Ora Apple Vvatch, e lidhur me makinën, do të zëvendësojë çelësat e veturës suaj», ka thënë Tim Kuk, drejtor i përgjithshëm i Apple, në gazetën “Telegraph”, disa ditë para hapjes së sallonit botëror të automobilëve në Barcelonë. Për prodhuesit e telefonëve, si për ata të automobilëve, veturat inteligjente bëhen diçka e domosdoshme. Gjatë sallonit të elektronikës CES në janar, një departament i veçantë u ishte dedikuar automobilëve.
Industria e automobilëve do të revolucionarizohet nga celularët. Smartphone do të shërbejë si telekomandë për të hyrë në shërbimet specifike, si për shembull te kontrollet e makinës. Me kalimin e kohës ai do të shërbejë si mekanizëm për të kontrolluar veturën pa shofer. Ja, pesë shembuj makinash për t’u bindur për këtë:
Cilat janë veturat inteligjente?

