1/2 kg miell,
1 lugë çaji kripë,
2 lugë gjelle vaj ulliri,
2 lugë çaji maja buke
250 ml qumësht i vakët + ujë të vakët,
1 qese sode buke
Përgatitja:
I shtojmë miellit gjithë përbërësit, përveç sodës dhe bëjmë një brumë të butë si brumë buke, të cilin e lëmë 2 orë të vijë dhe pastaj ngrohim furrën në 200’C. Fillojmë t’u japim precelve formën që duam dhe i lëmë edhe 10 minuta tjera në tavolinë me miell. Në një tenxhere vendosim 1/2 litër ujë me 2 lugë të mëdha sodë buke dhe 1 lugë gjelle kripë sa të marrë valë. Kur zien fusim një nga një bukët precel të ziejnë më pak se një minutë dhe i kullojmë, pastaj i vëmë në një tepsi ku kemi vënë letër furre. I lyejmë me të verdhë veze, të përzier me ujë, u hedhim sipër fare kripë të trashë dhe i pjekim në furrë për 20 minuta në 200 ‘C.