Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vanesa Sono: Ja dedikoj familjes time…

Ajo është një 13 vjeçare si të gjitha bashkëmoshataret e saj, vjen nga qyteti i bukur i Sarandës dhe është një ndër fëmijët më të njohur në Shqipëri, sepse pasioni për muzikën e bëri një fëmijë “Gjeni”. Po flas pikërisht për Vanesa Sonon, e cila nga një vajzë e thjeshtë me pikësynim shkollën e me pasione sportin e gjuhët e huaja, u bë vajza më e përfolur e më e dashur në familjet tona. E bukur, ambicioze, e ndjeshme, ajo bëri rrugë në zemrat e publikut me atë zë, që shumë nga këngëtarët tanë të njohur e kanë lakmur dhe e kanë përgëzuar. Talenti është i padiskutueshëm, mirëpo për jetën e saj, përpos muzikës dhe raportit që ka me familjen e miqtë që e rrethojnë, nuk dimë pothuajse asgjë. Është koha që kjo fituese e vogël, të rrefehet për lexuesit tanë, ashtu siç di të bëjë, pak me fjalë e pak me këngë. Duke i uruar shumë suksese, ju ftoj të lexoni intervistën me Vanesën…

Rita Rrjolli: – Përshëndetje fituese e vockël, ç’po bën?
Vanesa Sono: – Ju përshëndes miqtë e mi! Si jeni?
– Si ndihesh pas fitores së “Gjeniut”?
– Jam shumë e lumtur që arrita në finale e aq më tepër, që fitova.
– Mes tre finalisteve, ti, kë mendoje fitues?
– Mendoj se jo vetëm ne të treja, por të tetë finalistët ishin konkurrentë të fortë dhe pretendentë për çmimin e madh.
– A ndiheshe një fëmijë “Gjeni”, edhe pa e fituar edicionin?
– Gara e konkursit “Gjeniu i Vogël”, ishte tepër e vështirë dhe të gjithë ne pjesëmarrësit e netëve live, sipas mendimit tim, ishim gjeni.
– E kishe menduar se muzika do të të bënte fëmijën më të famshëm të momentit?
– Nuk e kisha menduar asnjëherë, derisa konkurrova në një format të tillë.
– Të llaston ky fakt?
– Jam shumë e lumtur që e fitova çmimin e madh, por kjo nuk do të thotë se duhet ta ndryshoj sjelljen time.
– Sa të lodhshme ishin për ty ditët e konkurrimit dhe sfidat?
– Të them të vërtetën, në fillim ishin të lodhshme, por me kalimin e kohës, u përshtata me to, madje tani, me keqardhje po e them që po më mungojnë shumë.
– I përshkruan dot me fjalë emocionet që përjetove atë natë?
– U gëzova… U emocionova… U lumturova jashtë mase. Isha fëmija më i lumtur në botë. Ëndrra ime ishte bërë realitet.
– Kur je shumë e lumtur, qan?
– Jo gjithmonë, por emocionet që përjetova atë çast ishin më të fortat në botë për mua dhe këto bënë që shpirti e sytë e mi të qanin nga lumturia.
– Cili ishte personi që kishe më pranë?
– Familja ime, por nuk mund të lë pa përmendur gjithë të afërmit e mi.
– Më the se ke dëshirë që për intervistën, të konsultohesh me mamanë… Gjithçka e konsulton me të?
– Po, vërtet ashtu thashë, me mamin kam marrëdhënie si me një motër të madhe, sepse unë nuk e kam një të tillë; kam vetëm një vëlla të vogël.
– Po personi, mendimin e të cilit e vlerësoje më shumë gjatë konkurrimit?
– Duhet të them që i vlerësoja shumë mendimet e të katërve, por kjo nuk mbaron këtu sepse nuk mund të lë pa përmendur vlerësimet e atyre që kishim çdo ditë pranë, si xhaxhi Adin, xhaxhi Bledin, xhaxhi Pandin dhe zysh Egzonën.
– Fitoren, kujt ia dedikon?
– Familjes sime.
– Gjithë këto vite ke kënduar?
– Gjithçka nisi krejt rastësisht në një aktivitet në qytetin e Sarandës dhe ishte familja ime ajo që besoi tek unë për të vazhduar më tej.
– Talentin e ke të trashëguar?
– Jo, familja ime nuk ka lidhje me artin.
– Këngët, apo këngëtari që të pëlqen më shumë…
– E preferuara ime është Jessie J.
– Kur të rritesh, ëndërron të bëhesh si ajo?
– Patjetër. (Buzëqesh)
– Jeta jote, tani, do ndryshojë… Ku mendon të fokusohesh më shumë?
– Për momentin, fokusimi im është te mësimet.
– Si të priti Saranda, qyteti i lindjes?
– Shumë përzemërsisht. Sa hyra në Sarandë, ishte organizuar një festë surprizë për mua nga familjarët, mësueset dhe shokët e mi. Pastaj, vazhdoi shkolla, Zyra Arsimore dhe Bashkia e Qytetit, të cilët më kishin përgatitur mirëseardhjen.
– Sjellja jote ka ndryshuar, tani që je kaq e njohur?
– Jo, aspak dhe e tillë do të mbetet.
– Ke kohë t’i takosh njerëzit si më parë?
– Patjetër, çdo fundjavë, siç takoheshim gjithmonë.
– Përpos muzikës, cilat janë pasionet e tua?
– Sportet, si për shembull, basketbolli dhe noti. Babi im ka qenë notar i Klubit të Butrintit. Gjithashtu, gjuhët e huaja! Ndonëse janë mësime, për mua, janë një pasion shumë i madh.
– Dëshira më e madhe që ke për momentin…
– T’u kthehem rezultateve të shkëlqyera në mësime, ashtu siç i kisha para se të fillonte “Gjeniu i Vogël”.
– Këshilla që u jep moshatareve të tua, që aspirojnë botën muzikore?
– Saranda nuk ofron mundësi, siç mund të ofrojnë qytetet e mëdha në botën e muzikës, por unë do t’u jepja një këshillë bashkëmoshatareve të mi, që: “Në qoftë se e ndjejnë dhe e kanë pasion muzikën, të mos frenohen, ta provojë shansin e tyre, sepse çdo gjë e bukur mund të ndodhë me pak vullnet, ashtu siç me ndodhi edhe mua”.
– Një varg kënge, me të cilin dëshiron të na përshëndetësh, që ia dedikon Gazetës “Intervista”…
– Don’t lose vvho you are,
in the blur of the stars,
seeing is decieving,
dreaming is beliving,
it’s okay not to be okay…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Keni nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në shpinë?

Next Post

Po te kishit prinderit e pasur...

Advertisement