– Kam frikë se më përgjohet telefoni. Ju lutem, më thoni, cilat janë sinjalet që tregojnë që më përgjojnë, se ashtu kam një problem dhe jam i shqetësuar? Faleminderit.
– Do ishte mirë që ju të flisni me kompaninë celulare për këtë dyshim që keni. Megjithatë, sipas disa kërkimeve, disa nga sinjalet që tregojnë se mund të jeni duke u përgjuar, janë:
– Në qoftë se bateria e telefonit tuaj është e nxehtë ndërkohë që ju s’e keni përdorur për pak telefonin.
– Kur mbyllni një telefonatë, nëse dëgjoni zëra edhe disa sekonda pas mbylljes së telefonatës, është një sinjal përgjimi.
– Në qoftë se shikoni që drita e ekranit tuaj të telefonit ndizet pa e komanduar, kjo sigurisht tregon se dikush po punon duke bërë transferim të dhënash nga telefoni juaj, pra, po ju përgjojnë. Këto janë pak a shumë disa sinjale që tregojnë se përgjoheni.
Advertisement