Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Aksident
– Në ëndërr pashë sikur i kishte ndodhur aksident një shokut tim që e kam shumë për zemër. Ai më dërgoi mesazh, duke më thënë se po vdiste dhe se donte të më përshëndeste për herë të fundit. Unë, e dëshpëruar, fillova të qaja me dënesë. Kaq ishte. Ju lutem, më thoni ç’do të thotë? Zamira
– E dashur Zamira, personi që keni parë në ëndërr zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën tuaj, por marrëdhëniet tuaja janë vetëm miqësore. Ai po kalon një moment të vështirë dhe do të donte të ishit ju ajo që do t’i qëndronte pranë. Pse të mos përfitoni nga kjo situatë?! Mbase kjo e shtyn shokun tuaj t’ju shprehë ndjenjat dhe lind diçka e bukur mes jush. Ju uroj shumë fat!

Not
– Isha në det dhe po notoja, kur papritur filloi një stuhi e madhe. Dallgët ishin aq të mëdha sa m’u krijua përshtypja se do të vdisja nga momenti në moment. U zgjova nga gjumi po me atë ndjesi. Gëzimi
– I nderuar Gëzim, ëndrra vë në dukje frikën që keni për të përjetuar emocione të forta. Nuk është e thënë që emocionet e forta të jenë gjithmonë të këqia. Ndonjëherë, ju bën mirë të ndodheni mes tyre, sepse bëheni më i fortë dhe mësoni prej tyre.

Frikë
– Kam parë në ëndërr nënën time që donte të hidhej nga ballkoni, por iu afrua babai. Ai po e mbante nga krahu dhe i thoshte të zbriste nga aty. Ajo zbriti dhe po qante me zë. Unë shihja këtë skenë dhe kisha shumë frikë. Çfarë parashikon, ju lutem? Pavlina.
– E dashur Pavlina. Gruaja që që keni parë në ëndërr ju përfaqëson juve, që po kaloni një periudhë të vështirë dhe ndiheni shumë e lodhur. Ëndrra nuk bën gjë tjetër veçse ju këshillon të bëni kujdes. Keni nevojë të ndaloni sepse po bëni shumë gjëra njëherësh. Kjo ka bërë të ndodheni në këtë gradë që jeni. Duhet të kujdeseni më shumë për nevojat tuaja dhe për qetësinë e brendshme. Gjithë të mirat!

Advertisement

Parkim
– Në ëndërr pashë sikur parkova makinën dhe shkova tek i dashuri për të kaluar natën. Në mëngjes, kur u zgjova, nuk e gjeta më makinën. Së bashku me disa miq të mitë po kontrollonim rajonet e policisë, se mendonim se mos e kishin marrë ata. Kisha shumë frikë se e kisha humbur përgjithmonë makinën dhe, për këtë, nuk doja t’i lajmëroja prindërit. Çfarë parashikon ëndrra? Ola
– E nderuar Ola, marrëdhënia juaj në çift nuk duket edhe aq e mirë, gjithmonë duke u mbështetur tek ëndrra që keni parë. Po humbni kontaktet dhe komunikimin me personin e zemrës. Arsyen se pse, e dini vetëm ju, por nëse kjo është në të mirën tuaj, nuk ka kthim mbrapa. Këtë gjë sugjeron edhe ëndrra; çfarëdo që të humbni, nuk ia vlen ta kërkoni më, sepse vetëm do të lëndoheni më tepër.

Grua-fantazëm
– Kam parë një ëndërr vërtet të çuditshme; sikur isha shtrirë në krevatin tim dhe ishte mesi i natës. Papritur më doli përpara një grua-fantazëm që po qeshte. Unë nuk u tremba aspak, por i thashë që nuk duhet të shqetësohej sepse fëmija i saj do të ishte shumë mirë nëse do të lejonte që unë të isha nëna e tij. A ka ndonjë domethënie kjo ëndërr? Faleminderit. Mirela.
– E dashur Mirela, ëndrra juaj tregon që keni ende nevojë për mbështetjen e mamasë tuaj. Ai fëmijë për të cilin flisni në ëndërr jeni po ju, që keni nevojë për ngrohtësinë, këshillat dhe praninë e mamasë tuaj. Nëse është kështu, pse të mos ia kërkoni një gjë të tillë mamasë tuaj? Gjithë të mirat.

Ëmbëlsira
– Në ëndërr isha në një shtëpi shumë të madhe dhe pashë që po merrja nga kuzhina biskota, marmalatë e çokollata për t’i ngrënë. Vetëm kaq ishte. Pastaj u zgjova nga gjumi. A ka ndonjë kuptim? Lorenci
– I nderuar Lorenc, ju keni shumë nevojë për ngrohtësi dhe ëmbëlsi nga njerëzit që ju rrethojnë. Këtë kuptim ka ëndrra juaj. Nëse e dëshironi vërtet një gjë të tillë, pse jeni kaq i sertë me veten? Pranojeni dashurinë e të tjerëve. Ju uroj fat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si morën hak me të vdekurin?

Next Post

David Lu: Duam që Shqipëria të jetë një aleate më e fuqishme

Advertisement