Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi i javes 19 janar-25 janar

Dashi

Këtë javë do t’ua dedikoni lidhjeve shoqërore. Do të keni dëshirë të dilni me shoqërinë. Kanë marrë fund vizitat te të afërmit; ju doni shokë/shoqe, të jeni më të lirshëm dhe të mos ndjeheni të detyruar të silleni kështu apo ashtu. Në punë, do të silleni pak ashpër me një koleg/e që ju acaron nervat. Pranojeni që e teproni pak, qetësohuni dhe merreni shtruar.

Demi
Edhe ju keni dëshirë të dilni me shoqërinë, si miqtë tuaj Dash, pra, i mbani antenat ngritur për çdo rast që ju paraqitet: Kinema, kërcim, ekspozitë, gjithçka, vetëm të mos qëndroni në shtëpi. Ju pëlqen të lëvizni, të shëtisni. Ju pëlqen të hani mirë, por nuk doni të shëndosheni. Kështu, pra, mund të filloni një dietë të veçantë dhe të dobësoheni duke ngrënë mirë, shëndetshëm. Profesionalisht, jeni të përqendruar në një drejtim të vetëm; të tjerat i keni harruar.

Advertisement

Binjakët
Ju do të reflektoni shumë për atë që doni të bëni në jetën tuaj në të gjitha planet (punë, shtëpi, dashuri, fëmijë). Asgjë nuk do t’i shpëtojë analizës suaj personale. Do të flisni për këtë me persona pozitivë, që ju mbështesin moralisht. Keni dëshirë të dilni nga rutina, ose nga rrugët që i njihni tani. Doni gjëra të reja, jo ato të përhershmet. Nëse bëni fizkulturë, mos evitoni nxemjen, sepse mund të keni inflamacione të kyçeve.

Gaforrja
Jeni pak të ngjitur me partnerin/en, i bëni pyetje vetes, ndërkohë që për të nuk ka asnjë problem në lidhjen tuaj. Ekzaminoni, pra, arsyet e pasigurisë suaj: Xhelozi, mungesë besimi në vetvete… Ai/ajo nuk mund të mbushë mungesat tuaja personale. Në punë, java do të jetë e ndërlikuar. Mjedisi i punës do të jetë si një kantier ndërtimi dhe të gjithë janë të stresuar, duke vrapuar sa andej-këtej, përfshirë edhe juve. Do të kurseni para për një projekt të vërtetë: Makinë, udhëtim, etj. dhe do ta mbani fjalën.

Luani
Jupiteri ju bën me humor shumë të mirë. Asgjë nuk duket se ju prek, qoftë edhe një punë që ju jepet në minutën e fundit, kur jeni bërë gati të dilni, ose kur partneri/ja është nervozuar për shkak të shefit. Ju keni vendosur që gjithçka shkon mirë. Nëse jeni vetëm, do t’ju prezantojnë një djalë/vajzë, që duket sikur nuk e di mirë se çfarë do. Do ta kuptoni shumë shpejt nëse bën apo jo për ju. Mos merrni vendime të nxituara këtë javë, sepse mund ta paguani më vonë.

Virgjëresha
Saturni ju bën gjithmonë shumë realistë. Ju shihni qartë se çfarë nuk shkon në punë, në jetën e miqve tuaj, në qëndrimin e prindërve. Nganjëherë, do të donit të ishit më të lehtë, më sipërfaqësorë, por kjo gjë nuk bën pjesë në temperamentin tuaj. Për fat të mirë, Virgjëresha e çmendur del herë pas here në pah, në mënyrë që të lironi presionin që i vini vetes gjithmonë. Në dashuri, jeni të largët dhe tjetri/a do të pyesë veten përse. Në fakt, gjithçka ndodh vetëm në kokën tuaj.

Peshorja
Këtë javë do të jeni të hutuar. Jeni ftuar diku dhe do të shkoni patjetër, sepse ju pëlqejnë festat dhe nuk do ta humbinit kurrë një rast të tillë. Nëse partneri/ja nuk ju ndjek nga pas, ju shkoni edhe vetëm. Nëse jeni beqarë, do t’ju paraqiten raste të shumta takimesh, por nuk do të vendosni dot… Do të josheni nga dy njerëz njëherësh dhe nuk dini të vendosni se kush ia vlen më shumë. Lërjani kohës të vendosë. Në punë, gjithçka shkon sipas dëshirave tuaja.

Akrepi
Këtë javë do të merreni me rregullime të ndryshme, si të dokumenteve, të zyrës, të shtëpisë, etj. Kjo dëshirë për të rregulluar ju qetëson nervat, në mënyrë që të mos ua shkarkoni njerëzve që keni afër. Jeni shumë joshës në këtë moment dhe hyrja e Marsit në shenjën e Peshqve, e shton më shumë joshjen tuaj, megjithëse nuk bëni asgjë në veçanti për këtë. Në punë, situata është kaotike, do të jeni ngarkuar me punë urgjente gjithë javën.

Shigjetari
Saturni ju shtyn t’i bëni vetes pyetjet e duhura mbi zgjedhjet e jetës. Ju kaloni dhe rikaloni në mendje gjithçka: Vendin ku jetoni, karrierën, studimet që duhet të bëni, nëse duhet të punoni për veten tuaj apo për të tjerë, të gjeni vendin tuaj në shoqëri. Pistat janë të shumta. Kujdes në planin fizik, pasi keni kundër Saturnin e Marsin dhe mund të keni probleme me shpinën, kockat dhe kyçet në përgjithësi. Në dashuri, do të kaloni shumë kohë së bashku; gjithçka do të jetë e thjeshtë.

Bricjapi
Dielli dhe Plutoni janë në shenjën tuaj, duke ju sjellë një qartësi të vërtetë mendore. Ju do ta dini me saktësi se çfarë doni të bëni, apo jo. I kundështoni prindërit nëse duan t’ju shtyjnë në një drejtim që nuk është juaji, bile jeni të aftë të refuzoni një punë, nëse nuk shkon në drejtimin që ju pëlqen juve. Dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm, këshillat e tij janë të mira. Ju bëni atë që ju pëlqen e ju bën të lumtur dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Megjithatë, do të vazhdoni të jeni ambiciozë.

Ujori
Këtë javë do të doni të ndjeheni mirë, ky është prioriteti juaj. Keni dëshirë të ndjeheni mirë në vetvete dhe që partnerit/es t’i dukeni i/e bukur, pra, të jetë edhe më i/e dashuruar me ju. Marsi largohet nga shenja tuaj, ju do të jeni shumë më të qetë dhe në punë sjellja juaj do të bjerë në sy. Do të shpenzoni pak si shumë, si për veten, ashtu edhe për t’u dhuruar të tjerëve, por më pas do të rivendosni ekuilibrin.

Peshqit
Marsi hyn në shenjën tuaj dhe ju do të ndjeheni shumë më në formë. Mos filloni një program fizkulture pa bërë nxemjen e duhur, sepse më pas, rrezikoni të sforcoheni dhe të keni probleme me kyçet. Nëse jeni vetëm, do të josheni nga një seks-bombë dhe do të mendoni se mund të keni një shans me të. Luani me cilësitë tuaja sepse mund të funksionojë. Në punë, gjërat shkojnë paksa ngadalë, por për momentin, ky ritëm ju pëlqen.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

I GJITHË PUSHTETI OJQ?!

Next Post

Nese partneri do t'ju thoshte...

Advertisement