Peshqit
Dashuria: Ju keni një natyrë sentimentale, prandaj edhe këtë vit, jeta juaj dashurore do të jetë prioriteti juaj. Zakonisht, jeni të rezervuar, por këtë vit do të dini të afirmoni me vendosmëri pozicionet dhe dëshirat tuaja. Kujdes të mos bëheni autoritarë, gjë që do ta largonte tjetrin. Për çiftet, parashikohen projekte të përbashkëta. Do të dalin në pah ndjenja të vërteta, të cilat do të përmbysin mendimin tuaj për lidhjet. Nuk përjashtohet mundësia që beqarët të përjetojnë një pasion të zjarrtë, që do t’ua ndezë zemrën flakë. Tregohuni të vëmendshëm ndaj sinjaleve edhe më të vogla që do t’ju dërgojnë të tjerët, pasi kështu do të kuptoni edhe sa sensualë jeni. Jetoni momentin. Një surprizë e mirë do të shfaqet nga e kaluara; ju do të kuptoni gabimet tuaja dhe do t’i jepni atij/asaj një shans të dytë.
Puna, paratë: Me gjithë rutinën e krijuar tashmë në punë, viti 2015 nuk do të jetë pa surpriza, qofshin këto të mira apo të këqija. Ata që kanë filluar punë kohët e fundit, mund të bëjnë ndonjë stazh formimi andej nga vjeshta dhe më pas do të vijnë pushimet e merituara! Mos bëni shpenzime që rrezikojnë t’ju rrënojnë financiarisht. Kjo nuk do të thotë të mos shpenzoni fare, por të tregoheni të arsyeshëm. Keni ndërmend një projekt të ri pune, të cilin mund ta vini në jetë nga fundi i vitit. Mendohuni mirë dhe më pas, futjuni!
Shëndeti: Ndjeshmëria juaj e madhe do të vihet në sprovë edhe këtë vit, sipas parashikimit të 2015-s. Mësoni t’i kanalizoni energjitë tuaja aty ku duhet, sepse do të keni përfitime të mëdha. Mund të merreni me joga; kështu do të pakësoni stresin dhe gjumin do ta bëni më të mirë. Nëse bëni jetë shtëpiake, do t’ju duhet t’ju nxjerrin nga shtëpia me forcë… Mundohuni të kapni mundësitë që të dilni sa më shumë, sepse keni nevojë. Shfrytëzoni për këtë, lidhjet e shumta miqësore që keni.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë: Një zhgënjim dashuror apo profesional mund t’ju ndodhë në fund të vitit, por ju do të dini t’i bëni ballë.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë: Vit i mirë, që do t’ju shohë të kënaqur me situatën tuaj, qoftë në dashuri, në punë, apo familje.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë: Viti 2015 do t’ju lejojë të përmirësoni kuadrin e përgjithshëm të jetës apo të punës. Një periudhë e mirë për t’u ndjerë në formë.
VIP-a të lindur në shenjën e Peshqve: Ledi Gaga, Olivia Uajlld, Xhesika Biel, Daniel Kreg, Xhenifer Love Hjuit, Eva Mendes, Eva Longoria, Brus Uillis, Sindi Kroford, Sharon Stoun, Drju Berrimor, Kris Martin, Xhon Bon Xhovi, Eva Hercigova, Adam Levajn.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)