– Kam probleme me flokët, që i kam shumë të holla dhe të drejta. Ç’mund të bëj që t’i kem më të shëndetshem dhe më të dendur? Unë i laj, por më duket sikur janë të ngjitura pas kokës. Kam dëgjuar se serumet u japin volum flokëve. Çfarë më rekomandoni ju, në kushte shtëpie? A blihet silikoni për t’u dhënë volum flokëve të mi të hollë? Sipas mendimit tuaj, çfare i dëmton më shumë flokët?
Alba & Stefany, estetiste nr. tel. 2223439: – Nëse flokët rrinë ngjitur pas kokës, pasi i keni larë, kjo do të thotë se i lani me shampon e gabuar. Duhet të përdorni shampo puls balsam me efekt volum, të linjës Silicon, që i ushqen e gjithashtu, u jep dhe volum flokëve. Serumet për flokët janë shumë të mirë për ushqimin e forcimin e flokut dhe nuk ndikojnë te volumi. Duhet të bëni shumë kujdes me produktet që përdorni dhe me cilësinë e bojës. Gjithashtu, duhet të keni parasysh nivelin e parukieres ku shkoni sepse ka një rëndësi të veçantë. Mos harroni edhe faktorin gjenetik. Flokët e dobët e të hollë, mund t’i keni trashëguar…
Advertisement