Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

10 kombinime të shkëlqyera shijesh

A ju pëlqen kur një përbërës ushqimor thekson dhe nxjerr më shumë në pah shijen e një përbërësi tjetër? Disa ushqime shijojnë më shumë kur kombinohen me të tjerë, si për shembull, gjalpi i kikirikëve dhe reçeli, apo luleshtrydhet me krem. Zakonisht, të kundërtat tërhiqen: E ëmbla me të thartën, krokantja me të butën, ajo me lëng, me atë pa lëng, e kripura me të ëmblën, etj.

1. Mangoja dhe speci djegës pluhur
Unë e kam provuar këtë në Guatemala dhe ishte e shkëlqyer. Në fakt, guatemalasit u shtojnë spec djegës shumë gjërave. Po ju, do ta hidhnit në çokollatën e nxehtë?
2. Kanella dhe mishi i grirë
Nëse hidhni pak kanellë në mishin e grirë të viçit, kjo e thekson shijen e tij. Por jo vetëm te mishi i grirë! Edhe tek ai që përdoret për çomlek, te mishi i lepurit, etj. Vetëm mos e teproni me sasinë e kanellës, sepse ju doni të nxirrni në pah aromën e mishit e jo ta mbuloni atë.
3. Kripa dhe uthulla
Patatinat klasike norvegjeze janë me kripë dhe uthull. Shija e tyre e kripur dhe shpuese, kënaq shijet e shumë vetëve. Kështu, pse të mos e përdorim edhe në gjëra të tjera: Patate me kripë dhe uthull, kikirikë me kripë e uthull, etj.
4. Luleshtrydhet dhe uthulla balsamike
Ky kombinimim i pazakontë është vërtet i shijshëm dhe i lehtë për t’u realizuar.
5. Djathi rokfor(blu) dhe dardha
Kush nuk e ka provuar ndonjëherë sallatën me rukola, djathë rokfor, arra dhe dardhë? Është pikërisht dardha që i jep një shije të veçantë kësaj sallate.
6. Qepët dhe kërpudhat
Kërpudhat dhe qepët nuk mund të thuash se përbëjnë një kombinim të pazakontë, por ato shkojnë kaq shumë me njëra-tjetrën! Kavërdisni lehtë dhe shtoni pak gjalpë (ose krem qumështi) para se t’i shërbeni dhe hajini me çfarë të doni: Mbi një copë buke të thekur, mbi një biftek apo gjoks pule, me patate pure, ose mbi makarona. Mundësitë janë të pafundme.
7. Avokadoja dhe veza e zier pa lëvozhgë
Avokadoja vetëm kohët e fundit është përdorur si ushqim për mëngjes. Më parë zgjedhja më e thjeshtë ishte sallami dhe djathi, por tani, është e lehtë të bësh pure me pirun pak avokado (përzier me lëng limoni dhe kripë) bashkë me një vezë të zier pa lëvozhgë.
8. Buka dhe gjalpi i kripur
Nuk ka gjë më të mirë sesa pak bukë e freskët (ende e ngrohtë), me pak gjalpë të mirë. Nuk është shumë e mirë për linjën, por është aq e shijshme për gojën!
9. Kokoshkat dhe M&Ms
Këtë zbulim e kam bërë kur po shihja një film në kinema. Një shoku im kishte blerë kokoshka me gjalpë dhe unë kisha një qese me M&Ms, kështu që i provova bashkë. Kombinimi ishte i shkëlqyer!
10. Barbunjat dhe farat e susamit
Nxehni një tigan dhe piqni aty ca fara susami. Pastaj shtoni barbunjat e njoma (dhe mbase pak salcë soje, apo xhinxher). Kjo është një gjellë shoqëruese e mirë për mishin.
Këto ishin kombinimet e mia kësaj radhe. Po për ju, cili është kombinimi i preferuar i ushqimeve?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam probleme me ankthin e frikën

Next Post

Si të marr librezë shëndetësore?

Advertisement