Kripa rozë e Himalajës është ndryshe nga kripa e zakonshme e kuzhinës, që përbëhet kryesisht nga kloruri i natriumit. Ajo është e pastër, shumë e lashtë, pa helme dhe kimikate që mund të ndodhen në kripën që vjen nga deti dhe oqeani.

Kripa rozë e Himalajës njihet edhe si “ari i bardhë”. Ajo është e pasur me kripëra minerale që mungojnë në kripën e zakonshme. Ajo përmban mbi 80 të tillë, ndër të cilët gjejmë kryesisht hekurin. Edhe ngjyra e saj rozë shkaktohet nga prania e këtij minerali, por edhe nga fakti se ky varietet kripe nuk u nënshtrohet trajtimeve zbardhuese. Kripa rozë nuk rafinohet dhe nuk trajtohet me produkte kimike. Kjo kripë nuk është e ndotur. Kur nxirret nga guri, ajo është e njëjtë me atë që është depozituar në mal para mijëra vjetësh. Stomaku ynë e thith më pak dhe shija e saj ka tendencë të nxjerrë më në pah shijen e ushqimeve, pa e mbuluar atë.

 

– Cilat janë të mirat e saj?

– Së pari, kripa himalajane, në ndryshim nga kripa e zakonshme e kuzhinës, kufizon rrezikun e mbajtjes së ujit nga trupi dhe hipertensionin, sepse ka një sasi të reduktuar të klorurit të natriumit. Pastaj, përdorimi i saj sjell disa të mira për shëndetin tonë:

– Kontroll të nivelit të ujit, të pranishëm në trup dhe rregullimin e tij në mënyrë që të garantojë funksionimin e duhur.

– Nxit ekuilibrimin e një pH të qëndrueshëm në qeliza, përfshirë ato të trurit.

– Ndihmon në reduktimin e shenjave të plakjes

– Nxit përmirësimin e aftësisë thithëse të stomakut ndaj elementeve ushqyes të pranishëm në ushqim.

– Ndihmon frymëmarrjen dhe qarkullimin e gjakut.

– Redukton ngërçet.

– Rrit forcën e kockave

– Ndihmon në punën e veshkave, në kundërshtim me kripën e zakonshme të kuzhinës.

– Favorizon një gjumë më të mirë dhe të rregullt.

– Ofron një ndihmë natyrale në dëshirën seksuale.

– Si përdoret ajo?

– Kripa rozë nuk përdoret vetëm në gjellë. Ajo mund të përdoret edhe për qëllime të tjera, joushqimore, si për shembull për eksfojim, për në vaskë, për lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve, si solucion për gargarë, në rastin e dhimbjes së fytit dhe rrufës.

– Cilat janë dizavantazhet?

– Për fat të keq, kripën e Himalajës nuk e gjejmë afër nesh, prandaj ajo kushton më shumë se kripa e detit. Zonat e nxjerrjes së saj janë larg; bëhet fjalë për miniera natyrale me kripë, që gjenden në vargmalin e Himalajës dhe që janë formuar falë një procesi që ka zgjatur 250 milionë vjet. Është e rëndësishme të dihet se ajo duhet përdorur në sasi më të vogla se kripa e kuzhinës, pasi mjaftonn një sasi e vogël për t’u dhënë shije ushqimeve. Megjithatë, mbeten disa dyshime përsa i përket nxjerrjes së saj. Ajo transportohet në shpinë, me thasë të rëndë, sidomos nga gratë, për kilometra të tërë. Shtimi i kërkesës për të, i ka bërë edhe më të vështira kushtet e punës. Gjithashtu, ekziston frika se nxjerrja e saj pa kriter mund të shkatërrojë një pasuri të vërtetë natyrale, pa llogaritur këtu ndotjen e lidhur me transportin e saj nga Lindja në Perëndim.

– Ku mund ta gjejmë kripën e Himalajës?

– Ajo tashmë gjendet fare lehtë në supermarkete, në dyqanet e specializuara me erëza, etj., ose në ato me produkte bio, apo edhe në internet. Mund ta gjeni në formë të imët apo të trashë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *