Një pjesë e bazamentit të Urës së famshme të Kullës, në Londër, është bërë prej xhami, në mënyrë që vizitorët të mund të shohin pamjet e bukura poshtë saj. Ky investim ka kushtuar 1 milionë paundë (afro 1 250 000 euro) dhe shtrihet përgjatë fundit të urës, 42 metra mbi lumin Tamiz të Londrës. Ana perëndimore e bazamentit është hapur me 11 nëntor, ndërsa ajo lindore do të hapet më 1 dhjetor. Pjesa e xhamit lejon të shihet si ngrihet ura dhe ky është ndryshimi më domethënës që i është bërë urës që prej hapjes së saj për publikun, më 1982. Ky monument tërheq afro 600 mijë vizitorë çdo vit dhe vendosja e xhamit, e bërë nga Korporata e Qytetit të Londrës, bëhet me qëllim shtimin e numrit të tyre. Ura e Kullës është ndërtuar për një periudhë prej 8 vjetësh dhe është hapur zyrtarisht më 1894-n nga Princi dhe Princesha e Uellsit (Mbreti i ardhshëm Eduart VII dhe Mbretëresha Aleksandra).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *