Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

U ndava, por më kërcënon!

Përshëndetje gazeta! Historia ime është pak e ndërlikuar, por besoj se ia vlen ta botoni në gazetë, pasi kam shumë nevojë për mendimet e lexuesve tuaj. Jam në një hall shumë të madh. Unë jam një vajzë 14 vjeçe, por për moshën që kam, kam provuar shumë gjëra!

Para 2 vjetësh kam ardhur nga Greqia në Shqipëri. Lagjja në të cilën jetoja kishte shumë vajza të moshës sime, të cilat m’u afruan që në ditët e para të ardhjes sime dhe u përpoqën të më bënin si veten! Me thënë të drejtën, nuk ishin edhe aq vajza të mira, shoqëroheshin shumë me djem e lidheshin me ata, takoheshin me ta dhe gjithmonë me merrnin edhe mua nga prapa që të mbulonin orarin e mungesës së tyre, duke thënë se ishin në shtëpinë time. Mbas disa muajsh, unë u lidha shumë me vajzat, rrija pothuajse gjithë ditën me ato. Në pushimet verore, një nga këto gocat na tha që do vinin dy kushërirat e saj nga Greqia. Kur erdhën vajzat, m’u dukën me të vërtetë shumë të mira. Njëra ishte 3 vjet më e madhe se unë, ndërsa tjetra, 1 vit më e vogël dhe e kishte emrin A. Dinim që të dyja greqisht dhe e kishim më të lehtë që të kuptonim njëra-tjetrën, kështu që u bëmë shumë shoqe!
Κur filloi shkolla, A.-ja shkoi në një shkollë shtetërore, ndërsa unë isha në shkollë private. Kushërira e vet e shtyu A.-në të lidhej me një djalë. Mbas një jave, ajo ia pranoi propozimin këtij djali dhe lidhja e tyre zgjati afërsisht 3 muaj. Unë, gjatë kësaj kohe, shkoja gjithmonë bashkë me A. kur ajo takonte të dashurin e saj dhe rrija me një shokun e tij. Një ditë, A. u nda nga i dashuri i saj dhe ky i fundit, ditën tjetër, më propozoi të lidheshim bashkë për inatin e saj (domethënë, që ajo të bëhej xheloze), por A., në vend që t’i kërkonte falje që u ndanë, vajti dhe u lidh me shokun e tij të ngushtë. Më pas u ndava edhe unë nga ai djali, sepse e shikoja A.-në që po bëhej xheloze, por ajo sa pa që unë u ndava, u lidh njëkohësisht me të dy.
I thashë t’i linte këto gjëra dhe të vazhdonte jetën e saj sepse djemtë thjesht tallen me ne në këtë moshë, por ajo nuk më dëgjonte dhe u lidh edhe me djem të tjerë. Unë nuk bëja të njëjtën gjë, seriozisht! Isha penduar shumë për gabimin që kisha bërë, që isha lidhur me G. (të dashurin e A.-së). Për një periudhë, A.-ja i ndërpreu lidhjet, por papritmas një ditë e pa G.-në në rrugë, iu kujtuan momentet që kishin kaluar bashkë dhe deshi t’i jetonte prapë! Unë nuk kisha pse ta ndaloja, pasi jeta ishte e saja! Ajo u lidh me atë dhe më lidhën edhe mua me një djalë që ishte me të vërtetë i mrekullueshëm, nuk ishte si djemtë e tjerë, por u ndava nga ai pasi e kishte kuptuar kushëriri im. Nuk u ndjeva shumë keq pas kësaj, pasi e dija se lidhjet në këtë moshë nuk kanë të ardhme. Edhe A. u nda nga i dashuri i saj, por çdo një javë lidheshin prapë sepse G. tallej me atë dhe ajo nuk e kishte kuptuar. Ajo mendonte se ishte i dashuruar pas saj, por unë nuk u besoja kurrë fjalëve të G., pasi ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me A.-në dhe e mbante vetëm për atë punë. I thashë shumë herë që të ndahej, por nuk më dëgjonte!
Mbas shumë muajsh, u lidha edhe unë me një djalë që e kishte emrin K. Ishte shumë mendjemadh, bënte gangsterin, bosin etj. dhe, të them të drejtën, nuk e di ç’më tha mendja që u lidha me atë. Lidhja jonë zgjati 5 muaj, por kur i thashë të ndaheshim, ai e mori shumë keq dhe nuk e di pse. Ne, vërtet u ndamë, por që atëhere ai më kërcënon që do t’i flasë vëllait tim. Kam vërtet shumë frikë nga ai sepse sinqerisht, është i çmendur dhe, kur nevrikoset, nuk e di çfarë bën. A.-së i ka nxjerrë namin prej k…ve dhe tani më thotë që do të bëjë edhe me mua të njëjtën gjë. Me K. unë nuk kam bërë absolutisht asgjë dhe, kur takohesha me atë, vetëm flisja, nuk e kam puthur kurrë. E kuptoj që me A.-në nuk i shkon mirë puna sepse ajo shoqërohet me shumë djem, por me mua çfarë ka, këtë nuk po e kuptoj dot. Jam shumë në siklet, më vjen përditë në shkollë dhe unë fshihem. Ai është i gatshëm të bëjë gjithçka sepse konsumon bar dhe mban armë me vete. Me të vërtetë nuk di se çfarë të bëj që të shpëtoj nga ky makth…
Ju lutem, më jepni disa mendime sepse jam shumë keq.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (4) View Comments (4)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Marin Orhanasi: Pse argëtohem shumë me kryekomunarin?

Next Post

TA NISIM DITEN DUKE QESHUR

Advertisement