Kushtim, për mikun e shtrenjtë Devis Bakalli. Lotët i mbi dora e fatit, kujtimi yt gjak lëshon papritur. Këputet trishtimi netëve të gjata… Nuk e di ku të qaj, ti mik më ke ikur, shpirtin ma vret një mall endacak, gjëmon akoma qielli yt i pafajshëm pa re. Jeta jote shok, kaq e shkurtër përse?! Alban Arapi.
Mos ik… Për mua, vetëm një pellg limonate shiu, pak sheqer puthjesh, dy akullnaja sysh dhe vetëm lot, lot! Për mua, nuk do të çelin më vjollcat! Ajo që kisha ngriu, mermerit të sarkofagut, deshi të më “dhëndërronte” vdekjen time! Mos më lër vetëm, kam etje, jam ngrirë. Nuk mundem, pellgun ta pi i vetëm, trishtohem pa ty, plagë e vjetër. Alban Arapi.
Sa herë kaloj në rrugën “Endri Keko” nuk mund të mos përshëndes Arbenin. Ai është shitës në dyqanin e materialeve të ndërtimit me emrin Alban. Beni është një figurë mjaft e njohur në këtë rrugë të populluar nga njerëz të mirë. Me një pamje të qetë e admirueshme ai të krijon përshtypjen e një njeriu të dashur, të afërt, shoku e prindi të mirë. Zemra e tij di të ndërtojë veç dashuri e mirësi në çdo zemër, të madhe e vogël. Njeri i punës, i shoqërisë të dobishme, i dy djemve po aq të mrekullueshëm, si shpirti i tij fisnik. Puna e sjellja e ka nderuar gjithnjë Benin, respektuar e, pse jo, edhe afirmuar në çdo rreth shoqëror e miqësor. Të gjithë duan të përfitojnë nga shembulli i Benit, nga dashuria për punën e jetën e jo vetëm. Si përherë në paqe, shpresë e lumturi! Shpirti e zemra e dlirë e Benit na e jep këtë kënaqësi. Unë i uroj suksese, fati e mirësia qoftë me të. Alban Arapi.
Advertisement