Magjistari
Njoh një magjistar që është aq i zoti sa, kur futet në skenë, arrin ta hiptonizojë menjëherë të gjithë sallën. Mjafton të thotë: “Qeshni” dhe të gjithë nisin të qeshin si të çmendur. Mjafton të thotë: “Qani” dhe njerëzit nuk reshtin së qari. Problemi është se, herën e fundit, ndërsa futej në skenë, iu ngatërruan këmbët dhe ia pati: “Mut”. Kemi një javë që po merremi me sallën e s’po arrijmë ta pastrojmë dot…
Qeni dhe macja
Një qen, ndjek një mace që fshihet brenda një grope. Qeni, pret pak dhe ia nis: “Mjau, mjau”. Macja, që gënjehet nga mjaullima, del jashtë dhe qeni i sulet…
– Eh, – thotë qeni, – Po s’dite një gjuhë të huaj, s’ha dot bukë sot…
Në çmendinë
Një i çmendur, ka lidhur me rrip një pastë dhëmbësh dhe e tërheq pas si të ishte duke tërhequr një qen. Dy infermierë bisedojnë e qeshin mes tyre:
– Shihe pak këtë… Kujton se po tërheq një qen! – thotë njëri prej dhe, për t’u tallur pak me të çmendurin, i afrohet pastës dhe i thotë: – Hë Bubi, ç’kemi, si je ti?
I çmenduri i kthehet nervoz: – Çfarë thua more? A nuk e sheh që është pastë dhëmbësh?
– pastaj i drejtohet me zë të ulët pastës: – E pe? E hëngri gënjeshtrën edhe kësaj here!
Rritja e rrogës
Një nëpunës, i shkon shefit në zyrë dhe ia pret shkurt:
– Të më falni, zoti drejtor, por jam i detyruar t’ju kërkoj rritje rroge, pasi tre ndërmarrje të mëdha janë aq të interesuar për mua, sa më çojnë letra ditë për ditë!
– Ou? E cilat qenkan këto?
– CEZ-i, Ujësjellësi dhe Albtelekomi!