Gjumi i drekës apo siesta, siç quhet, është i mirë për shëndetin. Ne, jemi dakord me këtë, por sa minuta duhet të flemë?
Tashmë, pranohet nga të gjithë se siesta është e mirë për shëndetin. Ajo na çlodh, na bën më krijues, shton prodhimtarine tonë dhe pakëson stresin. Me një fjalë, të gjithë shkencëtarët thonë se siesta na ndihmon të kemi shëndet të mirë; as më pak, as më shumë. Me gjithë këto të mira, gjumi i drekës mbetet një luks për disa në jetën e përditshme. Janë shumë të rralla ndërmarrjet që e vënë në zbatim këtë, si për shembull Google dhe Apple, të cilët krijojnë hapësira në orar që punonjësit e tyre të flenë gjatë ditës. Një tjetër e dhënë që mungon nga studimet është kohëzgjatja e një sieste. Sa kohë duhet të zgjasë ajo që të jetë vërtet efikase? Ju takon juve të zgjidhni:
10-20 minuta-siesta ekspres.
Harrojeni kafenë ose Redbullin dhe zgjidhni këtë siestë ekspres, ideale për të zgjuar shqisat dhe për t’i dhënë vetes pak energji.
30 minuta-siesta e vogël.
Ajo bën të mundur reduktimin e stresit në mënyrë drastike. E vetmja e keqe është se mezi zgjohesh nga një siestë 30 minutëshe. Në fakt, duhen po aq minuta për t’u zgjuar plotësisht. Nuk është pra e përshtatshme për në zyrë.
60 minuta: Siesta e madhe.
Është ideale për të risjellë në mendje kujtimet, sidomos emrat, fytyrat dhe faktet, vetëm se edhe nga ajo e ke të vështirë të zgjohesh. Kijeni parasysh këtë nëse do ta praktikoni.
90 minuta: Siesta e plotë.
Ajo përbën një cikël të plotë gjumi. Nuk do ta keni të vështirë të zgjoheni pas një sieste 90 minutëshe dhe do të jeni krejtësisht të ripërtëritur!
Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të zgjidhni siestën që u korrespondon më mirë nevojave e dëshirave tuaja dhe të përpiqeni t’i mbushni mendjen edhe shefit…
Advertisement