Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse vajzave u pëlqejnë djemtë e këqinj?

Pse djemtë e këqinj janë objekt i fantazisë së grave? Të gjitha gratë ruajnë në kujtesën e tyre një pasion kalimtar për një djalë të tillë, ose kanë ndonjë shoqe që është lidhur me një tip si ky, që e bën të vuajë… Kjo ndodh edhe në kinema, apo në muzikë (një shembull është kënga «El malo» (I keqi), i grupit Aventura). Për të kuptuar tërheqjen e grave ndaj këtyre djemve, kemi pyetur psikologen, Patricia Delahe…

 

– Thuhet se vajzave u pëlqejnë djemtë e këqinj. Është legjendë, apo e vërtetë?

Advertisement

– Ka lloj-lloj vajzash; disave u pëlqejnë djemtë e këqinj, disave, djemtë e sjellshëm. Këto të fundit janë shpesh më të lumtura. Kjo joshje varet shpesh nga eksperienca e kaluar: Nëse ke vuajtur në jetë, kërkon më pas një djalë xhentil dhe besnik, që të të bëjë të lumtur.

– Si mund ta njohësh një djalë të keq?

– Nëse të bën të vuash, atëhere ke përpara një djalë të prapë. Ai nuk na ofron dashuri, por ne duam që ai të bjerë në dashuri me ne. Duam të kemi me të më shumë sukses se vajzat e tjera para nesh, që nuk ia dolën mbanë ta ndryshonin. Duam që ai të jepet pas nesh, mendojmë se me ne do të jetë ndryshe. Kur mendojmë kështu, kur jemi në një luftë të tillë, atëhere kemi përballë një djalë të prapë. Ai mbase nuk njihet që në fillim, pasi nuk sillet kështu që në fillim, të paktën me ne dhe mund ta nxjerrë kokën vetëm me kalimin e kohës…

– Çfarë u pëlqen vajzave te një djalë i tillë?

– Rezistenca. Gratë e njësojnë rezistencën me burrërinë. Është një lojë, ku mbizotëron dëshira pë të fituar, për të ndryshuar tjetrin. Nëse ai ndryshon, ka gjasa që ato ta duan më pak, sepse zhduket sfida, rezistenca që ai u bën. Për këtë arsye, idealja është të gjesh një djalë të mirë, me karakter. Nga ana tjetër, vajzat i duan djemtë e mirë, po ato nuk i duan djemtë e squllur!

– Ku e ka origjinën kjo joshje?

– Ajo mund të jetë e rastësishme. Bie në dashuri me një djalë, ai të duket misterioz, lidhesh me të dhe më pas e kupton se është një djalë i keq. Kjo joshje mund të vijë nga fakti që në fëmijëri na është dashur të ndeshemi për të fituar dashurinë e dikujt që na refuzonte, ose nuk na e jepte gjithë kohën (shpesh mamaja, apo babai).

– Të gjitha bien pre e një djali të keq, apo vetëm një lloj i caktuar vajzash?

– Kjo varet shpesh nga e kaluara. Vajzat që mendojnë se dashuria është e lehtë dhe e qetë, nuk rrinë me djemtë e këqinj. Ato nuk i durojnë dot vuajtjet dhe largohen prej tyre. Ka pra nga ato që ia duan të mirën veten dhe nga ato që kanë një aftësi për të qëndruar në një lidhje, megjithëse nuk janë shumë të lumtura në të.

– Është gjë e keqe të joshesh nga një djalë i tillë?

– Po dhe jo, sepse ka djem të këqinj që mund të ndryshojnë. Ata kanë frikë nga dashuria për njëfarë kohe dhe mund t’i ndryshosh, pra, t’ua fitosh zemrën. Ka mundësi që për të, të qenit të këqinj është thjesht një rastësi. Nga ana tjetër, nëse është në thelb i tillë, nëse e ka në gjak, atëhere rrezikon të vuash dhe është diçka e keqe. Disa vajza ndjehen të kënaqura me këtë situatë, por me çfarë çmimi? Cila është përqindja e lumturisë dhe ajo e lotëve?

– Të duash një djalë të prapë, do të thotë të duash t’i bësh keq vetes tënde?

– Unë nuk besoj shumë te mazokizmi. Mund të kesh rënë në dashuri pa e kuptuar anën e tij të keqe, pra, të vuash dhe prapë të zgjedhësh të rrish me të. Nuk është se duam me qëllim të lëndojmë veten; kjo ndodh ngaqë jemi të lidhura me të dhe nuk është kaq e lehtë të ndahesh. Por, nëse kemi aftësinë për të vuajtur, qëndrojmë me të sepse kemi krijuar një rezistencë të vërtetë ndaj dhimbjes psikike. Pastaj, qëndrimi me të nuk ka vetëm anë të këqija. Ne vuajmë, por nga ana tjetër, atyre mund t’u dukemi seksi, të gjalla, etj. Lidhja mund të ofrojë një dimension të vetes që nuk e njihnim. Nuk besoj se mund të qëndrosh me një djalë të tillë, kur të sjell vetëm vuajtje. Të gjithë kemi një instikt mbijetese!

– Çfarë duhet bërë nëse jemi të dashuruara me një djalë të tillë?

– T’i thërrasësh arsyes. Nëse vuan, duhet të largohesh prej tij! Të ndërgjegjësohesh që kjo nuk është gjë e mirë, që ky burrë nuk është bërë për ty. Duhet të duash veten, dashuria është të ndërtosh lumturinë së bashku. Të rrish vetëm për të pasur dikë pranë, kjo nuk shkon, kjo krijon drama. Duhet dëgjuar vetja, sepse thellë në shpirt, ti e ke kuptuar se kjo lidhje nuk ka të ardhme.

– Nga ana tjetër, ekzistojnë vajza të këqija, prej të cilave joshen disa burra?

– Po, ekzaktësisht me të njëjtën mënyrë. Edhe ne gratë mund të joshemi pak nga një burrë, me të cilin mund të luajmë dhe të sillemi, ashtu si burrat sillen me ne. Në këtë rast janë burrat ata që u pëlqen rezistenca në dashuri.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lidhje vetëm për qejf...

Next Post

Endrrat tuaja te shpjeguara...

Advertisement