Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Poezia juaj…

Kërkoj…
Pranverë kërkoj në shpirtin tim
Të çelin lule sa më shumë
Të më largojnë nga ky trishtim
Përpara jetën të vazhdoj unë.

Te eci e të mos ndalem, jo
Në këtë fushë-jetë me blerim.
Të mbizot’roj në shpirtin tim kudo
Lule kadife e trëndelinë…

T’i mbledh me kujdes e t’i bëj tufë
T’i largoj nga ferrat e t’i nxjerr matanë
T’i shperndaja bujshëm në të jetes, fushë
Të mbjell mirësi kudo dhe anembanë. Luljeta Pashollari

Advertisement

Gaz e shpresë 28 Nëntori
Ballkani gjëmon stuhi, shfryn në dete,
Ismail Qemali me ngut ku po vete?
Vitet i kanë rrjedhur flokëve argjend bore
Me gazin rinor që i solle asaj Vlore
Zhuritur nga malli, ndezur trimëria,
Djep Lirie e Vlora – Nëna Shqipëri
Atdheu i shtypur, i etur liri priste
Këputen në mes ëndrrat shoviniste…
Mblidhen delegatët si kreshta vargmali
Shpall pavarësinë I. Qemali
Sundimi osman të keqen na i mori
Nis gaz e shprsë 28 Nëntori
Me rastin e Fetës së Flamurit. Alban Arapi

E bukura flutur…!
– E bukura flutur krahëshkruar,
që lëndinave u jep jetë,
mes luleve shumëngjyrëshe,
ti je bukuria e vërtetë…

– Dhe bilbilat ndalin këngën,
kur të shohin tek fluturon,
lulet plasin nga zilia,
kur mbi ta ti qëndron…

– Natyra hesht dhe buzëqesh,
se vetë ta ka fal bukurinë,
dielli shkëlqen mbi flatrat e tua,
era ndalet të shijojë magjinë…

– Kurse unë mbetem pa fjalë,
në heshtje Zotin falënderoj,
që mua me dha mundësinë,
bukurinë tënde të shijoj. Bujar Salla

Unë të shihja ty
Dhe vala e detit shkumonte, qetë-qetë,
duke u përplasur lehtë bregut mbi rërë.
Unë shkruaja “të dua”, ajo vetëm qeshte,
dhe pa mëshirë më fshinte çdo gërm…

Rrezet e diellit s’ngopeshin me puthje,
mbi lëkurën time të bardhë si dëborë.
Ti, i xhelozuar, i shtyje ato tutje,
më merrje në krahë, më mbaje ngrohtë…

Rrezja ngrohtësisht puthte valën, detin,
vala puthte rërën lehtë-lehtë.
Unë zhytur te ty, thellësisht në sy,
kërkoja në ta, të mbytesha përjetë. Elisabeta Gockaj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Elita 5: Fama, të privon nga shumë gjëra...

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement