Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
NDRYSHIMI I VIP-ave: JULIAN DEDA
Marin Orhanasi: Pse argëtohem shumë me kryekomunarin?
U ndava, por më kërcënon!

Marin Orhanasi: Pse argëtohem shumë me kryekomunarin?

Ai është një aktor që vesh lehtë edhe petkun e humoristit, edhe të aktorit dramatik e tragjik, sepse kostume të tilla marrin lehtë formë në trupin e tij. Bëhet fjalë për aktorin Marin Orhanasi, i cili për çdo të diel, që prej 10 vjetësh, shfaqet për publikun në ekranin e Top Channel përmes spektaklit të humorit “Portokalli”. Këtë sezon ai duket më i angazhuar se kurrë duke sjellë një sërë rolesh e duke fshikulluar problemet sociale që na rrethojnë. Por imenjimi në “Portokalli” është vetëm një pjesë e majës së ajsbergut në jetën e tij artistike. Marini vetëm prej pak kohësh u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar në një shfaqje aq të përfolur për fjalorin e rëndë që solli për publikun, por me sa duket pikërisht roli në “Shkë…ata me kapele” duket të jetë “pasqyra” e artistit…
– Marin, ky sezon i “Portokolli”-së të gjen më në formë, shumë më të angazhuar. Regjisori po të beson më shumë tani, pas 10 viteve, apo s’ka shumë prurje të mira dhe ju “të vjetrit” duhet të punoni më shumë?
– Regjisori më ka besuar gjithmonë e vazhdon të më besojë shumë. Në fakt, për hir të së vërtetës, duhet thënë se ai u beson të gjithë aktorëve në “Portokalli”. Mendoj që prurjet në spektakël janë të mira, bëhet fjalë për besim, ndoshta. Prurjet intervistohen, pa dyshim, dhe kur marrin “vizën” për të dalë në ekran, tashmë janë konfirmuar që janë të mira. Puna është e pashmangshme, sepse intensiteti është i lartë; fundjava vjen shpejt dhe pa kuptuar, kurse ne të vjetrit punojmë më shumë, për vetë faktin se jemi “të vjetrit”. (Qesh)
– Një nënë thotë për fëmijët e saj se i do aq shumë saqë nuk mund të veçojë asnjërin si më të dashur. Edhe artisti të njëjtën dashuri ka për çdo rol, por ndoshta ti e ke një më të preferuar se të tjerët…
– Amadeus (Moxart). Është roli që më rri më shumë për zemër. Ndoshta ju prisnit që të ishte një rol në “Portokalli” i preferuari? Jo. Amadeus është roli që dashuroj më shumë, është vënë e rivënë në skenë disa herë. Mban firmën e regjisorit Altin Basha dhe është vlerësuar me disa çmime.
– Po personazhi me të cilin do ta identifikoje më mirë veten?
– Akoma s’kam bërë një personazh me të cilin të mund të identifikohem, por në shfaqjen “Shkë…ata me kapele” të regjisorit Kled Kapexhiu, luajta rolin e Xhekit. Me këtë personazh e identifikoj goxha veten time.
– Cila është rruga që ndjek për t’u përshtatur në një rol? Nëse të jepet një i ri, çfarë bën për të qenë sa më afër personazhit?
– Gjithçka lidhet drejtpërdrejt me skenarin, me idenë pse u krijua ky personazh. Përpiqem të kuptoj çfarë ideje ka pasur regjisori dhe cilat janë kërkesat e tij. Pastaj thellohem në personazh, duke studiuar problemet sociale që ai paraqet, shtresën që përfaqëson dhe nivelin që ky personazh ka.
– Sa punë të duhet që të sjellësh një skeç të ri për çdo të dielë? Ua lë çdo gjë në dorë skenaristëve të njohur të “Portokalli”, Jani Duro e Vangjel Kozma, apo jep nga vetja me batutat që sjell?
– Ne punojmë edhe të dielën… Kur të gjithë njerëzit pushojnë e qetësohen, ne jemi të përkushtuar në punën që bëjmë. Pa diskutim që kemi bashkëpunim me skenaristët, por kemi gjithashtu edhe bashkëpunim të ngushtë me regjisorin, i cili fatmirësisht, bën edhe rolin e ideatorit, edhe rolin e Drejtorit Artistik. Po kaq bashkëpunim kemi edhe me kolegët aktorë…
– Cili është miku më i mirë që ke brenda “Portokalli”-së?
– Të gjithë i kam miq, por do të veçoj mes tyre Ledio Lakon (Ramadanin në rol) dhe Romir Zallën.
– Me cilin nga aktorët ndihesh më komod në skenë, nëse ke pjesë, të cilat nuk mund të interpretohen vetëm?
– Pa diskutim me të gjithë, ose… jo me të gjithë. (Qesh)
– Atëhere, ekzistoka një aktor me të cilin nuk do të doje të kishe asnjëherë një rol dysh?
– Mmmm… (Qesh) Jo, jo, me të gjithë argëtohem teksa interpretoj. Për mua, çdo koleg është i mirëpritur.
– Një nga rolet e tua më të komentuara e të dashura për momentin është ai i kryekomunarit. Në rol e ironizon këtë figurë… Po në jetën e përditshme, çfarë mendimi ke për provincialët, veçanërisht kur kanë në dorë edhe pushtetin?
– Argëtohem shumë teksa e luaj këtë rol. Si mendon ti, çfarë mendimi kam unë për këta lloj “kryekomunarësh”? (Qesh)
– Të ka rënë rasti të trajtohesh keq apo në një mënyrë që ka lënë për të dëshiruar nga të tillë njerëz?
– Të them të vërtetën, jo, por kjo nuk më ka penguar ta sjell mirë rolin.
– Çfarë mendon kur të dielave në mbrëmje je para ekranit duke ndjekur “Portokalli”? Je kritik apo kënaqesh me cilësine që keni dhënë të gjithë në fundjavë?
– Përgjithësisht, e shijoj spektaklin. Ka edhe vend për kritika dhe edhe bëj ndonjëherë të tilla, por më shumë janë autokritika. Jam pak më i sertë me veten, ndërsa të tjerët i shoh pozitivisht.
– Me gjithë këto impenjime, kur i dedikohesh familjes? Të mbetet kohë mjaftueshëm për të qenë një baba i mirë?
– Unë jam një baba i mirë! Mundohem me sa mundem, por mendoj se jam një i tillë. Intervistën e radhës do ta bëjmë për këtë temë… (Qesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

NDRYSHIMI I VIP-ave: JULIAN DEDA

Next Post

U ndava, por më kërcënon!

Advertisement