– Jam lexues i rregullt i kësaj rubrike, dua një këshillë çfarë më duhet për të ndërtuar një Website, sepse kam dëshirë ti futem kësaj pune. Kristi.
Araniti, teknik Kompjuteri, aranit7@hotmail.com – Së pari, duhet të gjeni një kompani ose një profesionist shumë të besueshëm dhe që është profesionist në punën e tij. Sepse të krijosh një ëebsite profesional, nuk është aq e lehtë sa duket. Ëebsite krijohet në mënyre profesionale në mënyrë që të detyrojë vizitorët që të mos ndahen prej saj. Më pas ëebsitit duhet t’i vendosni një emër që ju përshtatet me ato materiale që do të fusni në të. Kini parasysh që domeni (pra emri i ëebit) të jetë i ndryshëm nga të tjerët. Duhet të jeni sa më të detajuar në ato çfarë vendosni në ëebsite, dhe kryesisht shtoni një slider në faqen kryesore për ta bërë më interesante për syrin e lexuesit. Bashkëpunoni me lexuesin, domethene krijoni një mundësi komunikimi me ta, qoftë dhe në privat në mënyrë që të merrni mendimet e tyre për atë që lexojnë. Gjithmonë rifreskojeni faqen me artikuj të rinj, në mënyrë që vizitorët të jenë pranë jush. Mos fusni kurrë informacione apo video që janë të padobishme, sepse do të ngarkoni portalin tuaj dhe do ta lodhni lexuesin tuaj. Mos e ngarkoni me shumë informacion, pak dhe saktë, dhe të reja. Por ju vetë nuk mund ta ndërtoni një ëebsite, ju duhet patjetër një profesionist i kësaj fushe ose një kompani programuese, sepse bëhet fjalë për një ëebsite profesional dhe jo thjeshtë një funpage.
Advertisement