Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

BARCALETAT E SE DIELES

Natyra

Dy shoqe bisedojnë me njëra-tjetrën:

E para, tmerrësisht e shëmtuar: – Çfarëdo që të ndodhë, unë, më shumë nga gjithçka tjetër, adhuroj natyrën…

Advertisement

E dyta: – Vërtet? Pavarësisht kësaj që të ka bërë?

 

Indianët

Një indian i vogël, shkon tek i ati:

– Babi, pse ne indianët kemi emra të çuditshëm?

– Oh, mor djalë… të njëjtën pyetje më bën gjithmonë! Ta kam thënë se emrat e njerëzve, duhet të na kujtojnë momentin e ngjizjes së tyre. Për shembull, motra jote quhet Flok Bore, sepse atë natë binte borë, ndërsa vëllai yt quhet Erë Veriu, se atë natë frynte shumë… Dhe tani, më lër të lexoj i qetë, Prezervativ i Shpuar!

 

Në hotel

Në recepsionin e një hoteli, paraqiten një burrë dhe një grua. Recepsionisti i pyet:

– Të martuar?

– Po, po, që të dy…

 

Shpëtimtari

Një burrë po peshkon buzë liqenit, ndërsa shikon nga larg, gruan e tij që po mbytet. Duke mos ditur të notojë, burri i lutet njërit që po kalonte aty:

– Ndihmë, ndihmë! Po më mbytet gruaja… kam njëqind mijë lek në protofol. Do të t’i jap ty, po e shpëtove!

Burri hidhet në liqen dhe arrin ta nxjerrë gruan shëndoshë e mirë nga uji. Atëhere, i thotë burrit:

– M’i jepni tani njëqind mijë lekët…

– Mos… nga larg m’u duk si ime shoqe, por në fakt, paska qenë vjehrra…

Atëhere, shpëtimtari, me një fytyrë të trishtuar, nxjerr nga xhepi portofolin e vet dhe i drejtohet burrit:

– Keni të drejtë… Sa ju detyrohem?

 

Pyetja

– Cilat janë tre dhimbjet më të mëdha në jetën e një burri?

– Humbja e mamit, humbja e vendit të punës dhe gërvishtja e makinës.

 

Prostituta

Një djalosh shkon te një prostitutë dhe e pyet se sa e ka pagesën për një natë.

– 250 euro! – i thotë ajo.

– Sa keq! Ti je shumë e bukur, por unë kam vetëm 150 euro…

– Ah, jo, më vjen keq, por nuk e ul pazarin. Pranoj vetëm me 250 euro!

Atëhere, djali i bën një propozim: – Po sikur veç 150 eurove, të të jap edhe celularin, do të vish me mua?

Prostituta mendohet pak dhe pastaj pranon. Pasi mbarojnë punë, djaloshi paguan 150 euro dhe përgatitet të ikë, kur prostituta i kujton se i kishte premtuar t’i jepte edhe celularin.

– Oh, po, më fal! – i thotë djaloshi – Shkruaj: 0035569…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fansat duan ta shohin Encën nudo. E vizatojnë të zhveshur

Next Post

Bukë e bardhë me mjaltë

Advertisement