Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Aleksandër Arvizu: Me mbeti peng qe nuk takova dhe Kallashin…!

Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotin Aleksandër Arvizu, e takuam në mjediset e ambasadës duke përgatitur bagazhet për largimin nga vendi ynë, në mbarim të misionit të tij diplomatik…
Kaso Kosa: – Zoti ambasador, dukeni paksa i trishtuar që ju përfundoi mandati dhe ju duhet të largoheni nga vendi ynë…
Aleksandër Arvizu: – Si të mos jem i trishtuar, dear Kaso? Vendi juaj është i mrekullueshëm dhe mbi të gjitha, ka njerëz shumë bujarë. Nuk mund të harroj mikpritjen e skraparlinjve që më dehën me raki rrushi njëzet gradëshe dhe me mish qengji të shkuar në hell. Nuk mund të harroj mjaltin me arra që më dhanë kur vajta dhe vizitova ish-burgun e Spaçit. S’mund t’i harroj kërnackat korçare dhe birrën e zezë që të kthente euforinë rinore! Lere pastaj peshkun koran të Pogradecit dhe glikotë e Përmetit. Po iki, po jam i trishtuar se do të dëshiroja të rrija edhe dhjetë vjet të tjera e të vizitoja të gjitha vendet interesante që ka atdheu juaj.
– Para disa ditësh morët pjesë në përurimin që iu bë Ministrisë së Mbrojtjes, pas restaurimit. Ç’gjë ju la më shumë mbresa?
– Gjithçka ishte e mrekullueshme, por mbi të gjitha më la pa mend tualeti i zyrës së ministres Mimi Kodheli. Kishe qejf të rrije gjithë ditën në atë tualet të mrekullueshëm! Në fillim u futa për nevoja personale, po do ti që nuk më ikej më?! Ngela duke e soditur, aq sa shoqëruesit e mi u shqetësuan duke menduar se mos më kishte ndodhur gjë dhe u detyruan të trokisnin në derë. Vetëm atëherë u kujtova se ku isha. Hallall milionat e hedhura për mobilimin e saj! Jam i sigurtë se as Obama nuk ka të tillë tualet modern dhe nëse i ndodh të vizitojë Shqipërinë, do t’i rekomandoja të vinte njëherë për të kryer nevojat personale në atë tualet. Do relaksohej shumë. Nëse edhe ministrat e tjerë i kanë tualetet kaq moderne, atëhere me të vërtetë ekonomia shqiptare, nën drejtimin e Rilindjes, paska bërë hapa të mëdha përpara.
– Para disa ditësh, ju vizituat edhe bunkerin e famshëm, ose “Bunkart”-in, siç e quajtën inauguruesit…
– Në fakt, unë nuk kisha qejf të futesha në atë farë llagami të nëndheshëm sepse kam fobi nga vendet e errëta, por më detyroi Edi Rama, të cilin e kishte zënë tmerri nga mitingu që po organizonte Lulzim Basha përpara kryeministrisë. Dyshonte se mos ndodhte ndonjë sulm i mundshëm nga demonstruesit e revoltuar dhe mendoi të siguronte kokën e tij, por siç më tha, kishte menduar edhe për të më shpëtuar mua. Në fillim ngurrova, por si e mendova hollë-hollë atë punën e popullit në revoltuar, të shpallur fuqishëm nga Basha, e mblodha mendjen dhe jo vetëm që vajta në bunker, por mora masat që në çdo rast, ambasada të evakuhohej po qe se demonstruesit do të niseshin drejt Rrugës së Elbasanit.
– Çfarë ju bëri përshtypje nga ai bunker?
– Pati disa momente interesante. Së pari, na bëri për të qeshur kryeministri, sepse kur u futëm në sallën e mbledhjeve, Ramën nuk e nxinte dera as si gjatësi, por edhe si trashësi dhe iu desh të kthehej brinjazi që të futej. M’u kujtua spitali i Lezhës, ku Rama desh përplasi kokën në kornizën e derës. Më la mbresa edhe fjalimi i tij konçiz që zgjati vetem dy orë, në atë sallë ku të merrej fryma. Gjë e veçantë ishte edhe tualeti i dhomës së caktuar për Komandantin e Përgjithshëm, që nuk mund të dallohej nga tualetet e lokaleve të periferisë së Tiranës. Sikur të ngrihej nga varri Enveri dhe të vizitonte Ministrinë e Mbrojtjes e tualetin e Ministres, me siguri do kërkonte të flinte atje.
– Tani që po mbyllni misionin e po largoheni, ju ka ngelur ndonjë peng?
– Më ka ngelur peng që Lulzim Basha nuk bëri ndonjë gjë të veçantë as si kryetar bashkie e as si kryetar partie, që të kisha patur mundësinë ta quaja edhe atë, siç quajta Berishën, “burrë shteti”. Nuk dyshoj se ai do të mund të bëjë çudira, por mua nuk do të më jepet mundësia të lumturohem me aftësitë dhe bëmat e tij në politikën shqiptare…
– Pse, ju e vlerësoni shumë zotin Basha?
– Bashën e kam zili sepse është një politikan më karakter shumë të fortë. Këtë e vërtetova në kohën kur u bënë zgjedhjet bashkiake, kur megjithëse humbi me dhjetë vota të numëruara në sytë e të gjitha mediave dhe komisionerëve, ai këmbënguli dhe me ndihmën e juristit tuaj të shquar Arben Ristani, arriti të përmbysë gjithçka dhe të fitoi Bashkinë e Tiranës. Edhe kur unë e thirra dhe i kërkova fjalën e burrit për demontimin e armëve kimike, ai, kur mendoi se me ndihmën e shoqërisë civile mund të përmbyste qeverinë e dalë nga votimi i 23 qershorit, jo vetëm e hëngri fjalën, por burrërisht, mohoi edhe takimin me mua! Ky djalë e ka karrierën përpara dhe, nëse e lejon Berisha, ai do ta çojë shumë larg PD-në.
– Megjithëse qëndruat më shumë nga të gjithë ambasadorët amerikanë këtu te ne, nuk ju dekoruan asnjëherë, madje as tani që po largoheni… Pse kështu?
– Në fakt, zoti Nishani deshi të më dekoronte, madje më mori në telefon dhe më pyeti se cilën nga dekoratat e shumta që ai kishte në sirtar dëshiroja të më akordonte. Unë i kërkova atë të Skënderbeut, për t’u krenuar në Amerikë, por ai më tha se vetëm një kishte dhe do t’ia jepnin Isa Boletinit. “Jepmë kë të duash se nuk mërzitem”, i thashë, mirëpo pa kaluar as tre ditë, më merr në telefon dhe më tha se nuk e kishte lënë Berisha të më jepte as një medalje të thjeshtë e jo më dekoratë dhe për këtë, më kërkonte falje. Nuk iu mërzita të shkretit se nuk kishte faj, përderisa dekorimet nuk vareshin nga ai…
– Po ndonje gje tjeter intimew cfare ju ka mbetur peng?
– Kallashi.
– Cfare , deshet nje kallashnikov?
-Oh, no, desha te takoja valltaren e famshme kosovare, Kallashi. Ajo ka bottom, bythe, sic i thoni ju ne shqip, shume te bukura, qe mua me pelqejne shume….
Bisedoi me shaka: KASO KOSA

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vetitë e mrekullueshme të kripës rozë të Himalajës

Next Post

Mikrosofti nxjerr në treg byzylykun e teknologjisë së lartë

Advertisement