Në betejat e ashpra të njerëzve me parazitë të tillë si: Mushkonjat, pleshtat, morrat dhe tartabiqet (çimkat) po përdoret edhe aroma e agrumeve. Për këtë njoftojnë kimistët amerikanë, të cilët kanë përpunuar një teknologji të posaçme për të përftuar nootkatonin, një substancë që ndihmon për të prodhuar lëndë antiinsektive me çmime shumë të lira nga grejpfruti dhe portokallet… Nootkatoni ka kohë që njihet si një insekticid efektiv, i cili tremb insektet gjakpirëse. Ai përdoret në industrinë kozmetike, po edhe në atë ushqimore, si aromatik i këndshëm. Nootkatonin e nxjerrin duke fermentuar disa lëndë që i kanë marrë deri tani nga vajrat eterike të portokalles. Ndërkaq, agrumet janë një mall i shtrenjtë. Kimistët kanë gjetur mënyra për ta zëvendësuar atë me disa maja të zakonshme, të cilat mund të shndërrohen në substanca nootkatoni. Insekticidët e prodhuar mbi bazën e nootkatonit janë mjaft efektive në luftën kundër disa insekteve, të cilat u rezistojnë elementëve të tjerë kimikë. Ato përdoren ndër të tjera kundër akrepave që u rezistojnë mjaft substancave të tjera kimike. Akrepat janë shumë të rrezikshëm sepse përhapin ndër të tjera një lloj encefaliti, i cili quhet sëmundje e Lejmit… Kështu, pra, në vend të agrumeve, që përdoren në shkallë të gjerë si fruta dhe lëndë e parë për industrinë ushqimore, tani, do të përdoret majaja e përftuar prej tyre, që kushton më lirë.
Advertisement