Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Xhesika Polo: “Aura”, kënga ime për të…

Xhesika Polo është për herë të tretë konkurrente e Këngës Magjike, këtë vit, me këngën “Aura”, këngë që ia dedikon një njeriu shumë të veçantë për të… Xhesika e cilëson Këngën Magjike, spektaktlin muzikor më prestigjoz të momentit, flet për ndjenjën e bukur të dashurisë dhe për familjen që e mbështet në çdo hap. Së shpejti, Xhesika do të na surprizojë me një këngë e klip “të guximshëm”. Në pritje të projekteve të saj, i urojmë shumë suksese në Këngën Magjike dhe ju ftoj të lexojmë intervistën që ajo dha për ne…
Rita Rrjolli: – Xhesika, si është Kënga Magjike këtë edicion?
Xhesika Polo: – Megjithëse është hera e tretë që marr pjese te Kënga Magjike, emocioni është gjithmonë i ndryshëm, sepse edhe kënga sjell të tjera ndjesi, që e bëjnë gjithmonë atmosferën të veçantë.
– Ta sugjeruan pjesëmarrjen, apo ishte dëshirë personale?
– Kënga Magjike është kompeticioni muzikor më i madh që organizohet gjatë vitit dhe është vendi perfekt për të shfaqur një këngë. Nuk mund ta humbja këtë rast, sidomos me “Aura”.
– Përpos përgatitjes për Këngën Magjike, me çfarë merresh?
– Vazhdoj shkollën, por kjo nuk më pengon në mbarëvajtjen e projekteve të mia muzikore. Sigurisht, është e vështirë, por nuk është thënë askund që duhet të jetë e thjeshtë. (Qesh)
– Si do të bëhet vlerësimi këtë vit, nga kolegët, apo nga publiku?
– Kam përshtypjen që formati do të jetë njëlloj si në vitet e kaluara.
– A mendon se në këto edicione, këngëtarët miq “bëjnë kërdinë” duke votuar njëri-tjetrin?
– Miqësia nuk duhet të hyjë në raste të tilla, por fatkeqësisht është një fenomen që ndodh. Mbase kërdinë nuk e bëjnë, ama influencat ekzistojnë.
– Ti, do ta bëje këtë për një mik?
– Jo, mundohem të jem sa më objektive, në të tilla raste.
– A është e vështirë për këngëtarët e rinj?
– Është hera e tretë që marr pjesë dhe marr dy çmime, por kam besimin që, në qoftë se një artist i ri sjell diçka të bukur, nuk bën aspak dallim nga artistët e tjerë me disa vite më shumë karrierë.
– Kush është konkurrenti më i fortë?
– Konkurrenca nuk më ka trembur ndonjëherë. E rëndësishme për mua është që performanca të transmetojë sa më shumë emocion dhe të prekë zemrat e njerëzve.
– Po kënga e ndonjë kolegu, që të ka pëlqyer…
– Unë shquhem për shije të holla e të veçanta. Deri tani më ka pëlqyer kënga e Alex “Kristal”, sepse bashkë me këngën e mrekullueshme, Alex sjell filozofi, që është një gjë që i mungon muzikës në Shqipëri.
– Pse titullohet “Aura” kënga jote?
– Jemi mësuar gjithmonë që këngëtarët shpjegojnë deri në detaje krijimet e tyre. Mendoj se një nga pjesët më të rëndësishme të artit është kur publiku zbulon dhe interpreton sipas mënyrës së tij një krijim dhe me mundësitë që kemi sot, çdokush mund ta zbulojë ç’do të thotë aura.
– Tekstin, kujt ia dedikon?
– Një personi të veçantë, me të cilin lidhja shpirtërore i kalon kufijtë e njerëzores.
– Si yjet janë gardianët e kësaj nate…
– Ashtu unë do të jem, aurora jote… Disa herë ndjejmë në shpirt nevojën për të mbrojtur dikë, ashtu si yjet mbrojnë natën nga errësira.
– Sa kohë të mori realizimi i këngës?
– Ka qenë një proces i gjatë, që na ka lejuar të studionim çdo detaj të kësaj kënge. Gent Myftaraj, producenti im, së bashku me Alex, tekstshkruesin, kanë qenë bashkudhëtarët e mi në krijimin e kësaj kënge.
– Po për paraqitjen skenike, kush të ndihmoi?
– Gerald Lulja, një miku im stilist, së bashku me Dashin, që bën gjithmonë një kryevepër me make-upin.
– Ke menduar ta shoqërosh me klip këtë këngë?
– Mbase, por gjithsesi, nuk është në planet e mia të afërta.
– Muzikën popullore e ke provuar, të tërheq?
– E kam provuar dhe sigurisht që ka vlerat e veta, por nuk e shoh veten si këngëtare të muzikës popullore.
– Ndonjë duet me Valbona Memën, e ke menduar?
– Një miks i dy rrymave do të ishte diçka vërtet eksplozive; mbetet për t`u zbuluar.
– Imagjino për pak momente jetën tënde pa muzikë… Si do të ishte ajo?
– As që e mendoj dot. Një jetë tepër normale, gjë që nuk bën për Xhesin. (Qesh)
– Ke pasur momente që ke menduar se shoqet e tua janë më mirë, kanë më pak angazhime e janë më të qeta?
– Çdokush e zgjedh jetën ashtu siç do ai. Unë këtë zgjedhje kam bërë dhe jam shumë e lumtur.
– Këndon në më të shumtën e rasteve live… Zgjedhje personale?
– Ku ka gjë më të bukur dhe me emocionuese sesa muzika live?! Është aty, mund ta jetosh. Absolutisht, zgjedhje personale.
– Xhesika, i këndon kaq shumë ndjenjave, dashurisë… Sa e ke përjetuar?
– Ekziston gjithmonë koha për të dashuruar dhe, në shumë raste, kjo ndjenjë është frymëzimi bazik për të bërë art.
– Të dashurosh, është…
– …çmenduri, por më i çmendur është njeriu që nuk dashuron.
– A ka një njeri special në zemrën tënde?
– Po.
– Ndjenjat më të pastra, kujt ia dedikon?
– Të afërmve dhe artit tim.
– Më fol për familjen tënde…
– Familja është gjëja më e shtrenjtë që kam, aty gjej qetësinë shpirtërore. Ata janë mbështetja ime më e madhe.
– Cili është sponsori yt kryesor në këngë?
– Pse, ekzistokan sponsorat në Shqipëri kur bëhet fjala për art? (Qesh) I don’t think so… (nuk besoj)
– Sa e bukur është jeta prej VIP-i?
– Nuk ka asgjë të ndryshme nga jeta e një personi normal, përveç vëmendjes.
– Sa e vështirë është të jetosh si e tillë?
– Është e vështirë në momentin që shumë njerëz duan të dinë edhe detaje të panevojshme nga jeta jote personale.
– Planet e tua më të afërta…
– Një projekt i ri që vjen së shpejti, një projekt shpërthyes, mbase një klip i guximshëm.
– Dëshira jote më e madhe…
– Të jem e lumtur dhe të arrij sa më lart në karrierë.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Grida Duma: “Do kandidoj për kryetare bashkie në Tiranë”

Next Post

9 fakte të çuditshme për monumentet më të famshme të botës

Advertisement